Kulturë

Garat Kur’anore, përgjigje e fortë kundër synimeve të armiqëve

Një ekspert i njohur libanez  i Kur’anit tha se Garat Ndërkombëtare Kur’anore të Iranit janë një përgjigje e fortë për qëllimet e këqia të armiqve kundër Iranit, Islamit dhe Kur’anit.

Duke folur për Agjencinë IQNA News, Hussein Hamdan, i cili shërben si anëtar i panelit të jurisë së Garave të 33- ta Ndërkombëtare Kur’anore të  Republikës Islamike të Iranit, tha këndues dhe hafizë të Kur’anit nga një numër i madh i vendeve arabe dhe jo-arabe kanë ardhur në Iran për të marrë pjesë në këto gara.

Ata kanë ardhur për të thënë se Irani është me Kur'anin dhe i shërben Kur'anit nëpërmjet promovimit të mësimit përmendësh të Kur’anit, leximit dhe Texhvidit, shtoi ai.

Kjo është një përgjigje për ata që duan të shtrembërojnë imazhin e Republikës Islamike duke e akuzuar atë për pavëmendje, hutim, ndaj  aktiviteteve Kur'anore, theksoi  Hussein Hamdan. 

Ai shtoi se Garat e Kur’ant të Iranit janë një hap drejt promovimit të dritës së mësimeve të Kur'anit të Shenjtë.

Duke iu referuar ajetit 32 të Sures el-Teube Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë.”

Figura e shquar e Libanit, Hussein Hamdan më tej i referohet performancës së pretendentëve në kategorinë  e këndimit të Kur’anit, duke thënë se përveç një pakice, shumica e pjesëmarrësve ishin të mirë në respektimin e rregullave të Texhvidit. 

Garat Ndërkombëtare Kur’anore të Iranit filluan të mërkurën në kryeqytetin e Iranit, në Teheran,  me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 70 shteteve.

Garat Ndërkombëtare Kur’anore do të përfundojë në një ceremoni të martën në mbrëmje, ku fituesit e të dy kategorive do të shpallen dhe do të marrin shpërblimet e tyre.

Burimi: IQNA News