Turqi

Erdogani: Nuk do të ketë censurë në Turqi

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka hedhur poshtë pretendimet se ligji i sapo-miratuar në lidhje me botën kibernetike do të kufizojë lirinë e shprehjes.

Këto rregullore nuk imponojnë asnjë censurë në internet .... Në të kundërtën, ato e bëjnë atë më të sigurt dhe më të lirë, tha Erdogani të shtunën.

Parlamenti turk miratoi ligjin të mërkurën , duke lejuar  Kryesinë e Telekomunikacionit ( TIB ) për të bllokuar qasjen në faqet e internetit që konsiderohen se shkelin privatësinë apo me përmbajtje fyese pa urdhër të gjykatës .

TIB mund të kërkojë komunikimet e përdoruesve dhe informacione të trafikut nga ofruesit e linjave edhe pa vendimin e gjykatës .

Kryeministri turk mohoi gjithashtu se ligji do të lejojë autoritetet qeveritare që të kenë qasje në të dhënat personale të përdoruesëve të internetit.

Kurrë. Është jashtë diskutimit që të dhënat private të njerëzve do të regjistrohen, tha ai.

Shefi i Parlamentit Evropian Martin Schulz përshkroi masën si një hap pas në një mjedis tashmë mbytës për lirinë e medias .

Masa e re erdhi pasi qeveria e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka qenë e përfshirë në një skandal korrupsioni.

Kritikët thonë se miratimi nga ana e Erdoganit i masave të ashpra është një përpjekje për të mbajtur nën kontroll hetimet e skandalit që përfshiu disa nga aleatët e tij të ngushtë.

Erdogani e ka denoncuar hetimin si një komplot për të minuar qeverinë e tij përpara zgjedhjeve lokale në mars, duke shtuar se akuzat për marrje ryshfeti kundër biznesmenëve dhe zyrtarëve të qeverisë po pengojnë rritjen ekonomike.

Burimi: Press TV