Iranianja azilante në Britani të Madhe, jep dekrete bombastike në Kosovë, se shamia nuk është obligative
Në Prishtinë po mbahet konferenca ‘Interfaith Kosova’, ku marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës, përfshi edhe shumë sosh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në këtë konferencë kanë arritur edhe Nobelistet e paqes Shirin Ebadi dhe Tawakkol Karman.
Konferenca titullohet “Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut Ndërfetar dhe Luftimin e Ekstremizmit” dhe është e organizuar nga disa organizata që promovojnë dialogun si Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, Tony Blair Faith Foundation ndërsa mbështetës janë Ministria e Jashtme, Kuvendi, Ambasada Amerikane, Ambasada Kanadeze, Ambasada Norvegjeze si dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Para se të ju referojmë fjalimin e znj. Shirine për çështjen e mbartjes së shamisë, se a është obligative dhe çfarë qëndrimi ka ajo ndaj shamisë, do të ishte e udhës të e njohim më mirë se kush është Shirin Ebadi.
Kush është Shirin Ebadi ?
Shirini
Ebadi në Kohën e Shahut ka qenë një gjykatëse e cila ndenji besnik regjimit mizor anti islam
Pakllavian. Ajo ka përkrahur këtë regjim të Shahut edhe kur u formua Shteti
Islamik i Iranit pas revolucionit të
përgjakur në vitin 1979 në krye me Imam Homeinin.
Motivi dhe
misioni i saj i pa ndalur ishte përpjekja për demokracinë dhe të drejtat e
njeriut, duke u përqendruar sidomos në luftën për të drejtat e grave dhe
fëmijëve Znj. Ebadi është
bërë e njohur ngase tërë jetën e saj ia kushtuar të drejtave të grave dhe
fëmijëve duke pas në mendje se këto të drejta nuk i gëzojnë femrat muslimane në
Iran dhe se ajo angazhohet për të
modernizuar dhe përkrahur femrën pa marrë parasysh ligjin Kuranor dhe
qeverisjen teokratike në Iran.
Deri vitin
2009 Shirin Ebadi kishte Migruar në Angli dhe e mori statusin e azilit
në Britani të Madhe ku dhe ka jetuar. Nga idetë e saja anti islame dhe
përkrahja e mëtutjeshme e regjimit tani më të shkatërruar Pakllavian, ajo arriti në botën jo islame në Bretani të Madhe
si dhe në Suedi të marrë çmimin Nobel.
Nobelistja
Shirin Ebadi u zgjedh nga shteti Suedezë me çmimin Nobel , mirëpo ky çmim nuk u
pranua dhe nuk u aplikua nga Qeveria iraniane sepse Shirini nuk mund ta përfaqësoj
Republikën Islamike të Iranit derisa ajo këtë çmim e ka marrë duke e luftuar
qeverisjen teokratike të Republikës Islamike të Iranit .
Sipas
zyrtarëve iranian znj. Shirin Ebadi nuk vlerësohet si një iraniane brenda Republikës Islamike të
Iranit por si një migrante në Britani të
Madhe dhe si një kundërshtare e regjimit
Islamik Iranian.
“Bartja e shamisë nga femrat, sipas
islamit nuk është detyruese.” Deklaratën e saj ajo e bëri në
Prishtinë, në ditën e parë të konferencës “Interfaith Kosova”, të
organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë.
Ajo tha se ky është
interpretim për vendosjen e shamisë vjen nga dijetarë të njohur islam.
Deklarimi i saj pasoi pyetjen se si ajo si myslimane që është, nuk bartë shami.
Ajo u përgjigj:
“Bartja e shamisë është opsionale. Varet se si ajo zgjedh dhe nuk është detyrim për femrën”, tha Ebadi.
Megjithatë, ajo tha se ka respekt për gratë që e bartin, ndonëse kjo nuk është detyrim për to. Nobelistja Ebadi foli edhe për ‘Burkan’ perçen, me të cilën disa femra myslimane, përveç tërë trupin, mbulojnë edhe fytyrën në tërësi.
“Burka – perçja është e ndaluar tërësisht në Islam dhe nuk bën të bartet nga femra myslimane”, tha ajo.
Konferenca ‘Interfaith Kosova’ sivjet do të ndajë edhe Çmimin e Kosovës për Dialog Ndërfetar që sivjet do ta marrin Kryetari i Londrës Sadik Khan dhe Monsignor Vincenzo Paglia, transmetyon lajmi.net.