Iraku

Ushtria irakiane kërkon nga civilë të largohen nga Falluxha

Ushtria irakiane ka kërkuar  nga civilët në Falluxha të bëhën gati për t’u larguar nga qyteti sepse ata janë duke u përgatitur për të sulmuar qytetin.

TV Shtetëror i Irakut tha të dielën se trupat irakiane janë duke përgatitur një ofensivë të madhe për të përzënë ISIS-in nga Falluxha, që ndodhët në perëndim të kryeqytetit Bagdad, në një të ardhme të afërt.

Njësia e medias ushtarake u kërkoi banorëve që të të largohen nga qyteti, ose të ngrisin flamuj të bardhë për të shënuar lokacionet e tyre. 

Korridoret kaluese do të sigurohen, do të jenë të hapura për ata që do të largohen nga qyteti, dhe rrugët do të shpallen së shpejti.

Falluxha ka rënë në duart e ISIS-it - në fillim të vitit 2014, dhe tani është nën rrethimin e forcave irakiane dhe milicive muslimane shiite. Banorët në qytet  thuhet se janë duke vuajtur nga mungesa e ushqimit, furnizimeve mjekësore dhe shërbimeve publike, nën sundimin e terroristëve.