İran

Imam sunni i Namazit të Xhumasë ndjen keqardhje për mungesën e haxhinjve nga Irani

Mulavi Abdul Hamid Ismail Zehi, imami musliman sunni i Namazit të Xhumasë në  Xhaminë  Makki në Zahedan
Mulavi Abdul Hamid Ismail Zehi, imami musliman sunni i Namazit të Xhumasë në Xhaminë Makki në Zahedan

Mulavi Abdul Hamid Ismail Zehi, imami musliman sunni i Namazit të Xhumasë në  Xhaminë  Makki në Zahedan, në juglindje të Iranit, tha se mungesa e haxhinjve  iranianë në haxh këtë vit nuk do të jetë në interes të Ummetit Musliman.

Në një letër drejtuar Mbretit Selman të Arabisë Saudite,  Mulavi Abdul Hamid Ismail Zehi kërkoi për lehtësimin e pjesëmarrjes së iranianëve në Haxhin e këtij viti.

Ai i bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Iranit dhe rihapjen e ambasadave të dy vendeve për të hapur rrugën për dërgimin e iranianëve për haxh.

Në kushtet aktuale kur armiqtë e Islamit kërkojnë për të nxitur përçarje, ndarje  dhe pesimizëm në Botën Muslimane, mungesa e haxhinjve iranianë në Haxh nuk është  në interesin e Ummetit Musliman, tha ai.

Mulavi Abdul Hamid Ismail Zehi  vazhdoi duke thënë se Irani dhe Arabia Saudite, si dy vende të mëdha në Botën Muslimane, munden së bashku të zgjidhur shumë nga problemet me të cilat përballet Ummetit Musliman.

Letra erdhi disa ditë pasi Irani tha se nuk do të dërgojë haxhinj në haxh këtë vit për shkak se Arabia Saudite po refuzon të bashkëpunojë në marrëveshjet për iranianët për t'u bashkuar me ritualet vjetore të Haxhit në shtator.

Kushtet nuk janë të përgatitur për kryerjen e Haxhit, ne kemi humbur kohë, kemi bërë përpjekjet tona maksimale, por sabotimi vjen nga sauditët, thakështu  më 12 naj 2016 Ministri i Kulturës dhe Udhëzimeve Islame Ali Xhenneti më 12 maj 2016.

Një delegacion i Iranit ka zhvilluar katër ditë bisedime në Arabinë Saudite muajin e kaluar me qëllim për të hartuar një marrëveshje, por me misionet diplomatike saudite në Iran janë mbyllur që nga janari dhe fluturimet iraniane në Mbretërinë Saudite janë ndaluar.    

Arabia Saudite ka prerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin më 3 janar 2016, pas sulmeve në ambasadën dhe konsullatën Saudite në Teheran dhe Mashhad nga njerëz të zemëruar të cilët protestonin për ekzekutimin e autoritetit të shquar musliman shiitë, Shejh Nimer el-Nimr, nga Bretëria Saudite.

Xhenneti tha se sauditët kanë keqtrajtuar delegatët iraniane kryesuar nga kryetari i Organizatës së Haxhit të Iranit, Said Ohadi, të cilët iu nënshtruar  e procedurave armiqësore.

Qëndrimi i tyre ishte e ftohtë dhe e papërshtatshëm. Ata nuk pranojnë propozimet tona në lidhje me lëshimin e vizave, transportin dhe sigurinë e haxhinjve, tha Xhenneti. 

Më 11 majv2916, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Hussein Xhaberi Ansari  ka këshilluar Rijadin që të jenë kundër preferencave politike dhe të ndikojnë në traditën e rëndësishme islame.

Xhaberi  Ansari tha se qeveria saudite ka refuzuar të veprojë në pohimet e tij të përsëritura se nuk do të lejojnë mosmarrëveshjet politike të ndërhyjnë në asnjë mënyrë në çështje të Haxhit.

Irani ka këmbëngulur se Arabia Saudite të lëshojnë viza përmes ambasadës zvicerane në Teheran, e cila mbronë interesat saudite që Rijad pas nfërprejres së lidhjeve diplomatike në janar, 2016.

Teherani ka thënë se është i  gatshëm për viza për zyrtarët sauditë përmes  procedures në misionin diplomatik të Zvicrës ose diku tjetër në Teheran, sipas Xhaberi Ansari.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News