Zvicra, eksportuese kryesore e Europës në Iran
Zvicra ka qenë eksportuese e mallrave në Iran në mesin e vendeve evropiane në 10 muajt e parë të këtij viti kalendarik iranian, i cili filloi më 21 mars, 2013, raportoi ISNA të premten, duke cituar raportin e fundit të lëshuar nga Drejtoria e Doganës iraniane.
Zvicra eksportuar 2.6 milion ton
mallra në Iran, me vlerë 1.9 miliard $, në periudhën 10 - mujore, duke u
renditur e gjashta si eksportuese më e madhe në Iran, pas këtyre shteteve, Emiratet
e Bashkuara Arabe, Kina, India, Korea e Jugut dhe Turqia.
Sipas raportit, misri, makineri, sheqeri
dhe prodhime mjekësore ishin mallrat kryesore që Zvicra ka eksportuar në Iran.
Zvicra thotë se ka pezulluar një
pjesë të sanksioneve të saj ekonomike kundër Iranit, në përputhje me
marrëveshjen bërthamore Gjenevës midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore,
njoftoi Press TV.
Zvicra hoqi një ndalim për tregtinë
e metaleve të çmuar me organet publike iraniane dhe për lehtësuar kufizimet në
tregtinë e produkteve petrokimike, të transportit të naftës dhe produkteve të
naftës iraniane , si dhe ofrimin e sigurimit për dërgesat deri në 14 gusht
2014, tha Këshilli Federal Zviceran në
një deklaratë lëshuar të mërkurën.
Deklarata vuri në dukje, gjithashtu,
se qarkullimet janë rritur dhjetë herë për transferimet e fondeve për iranianët.
Këshilli Federal Zviceran shtoi se ai ka
zbatuar një masë nga Bashkimi Evropian, i cili ka rënë dakord më 20 janar 2014 të
pezullojë një pjesë të sanksioneve të vendosura ndaj Iranit.