Mustafa: Kosova gjendet para shanseve të mëdha!
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: Kosova i ka arritur gjatë muajve të fundit si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe në sport dhe në fushat tjera. Sipas Mustafës tani jemi në momente historike, të cilat na bashkojnë dhe na çojnë në rrugën e ardhmërisë duke potencuar këtu se jemi edhe në rrugën e themelimit të Forcave të Armatosura.
Në postimin e plotë të Mustafës thuhet:
Qytetarë të nderuar,
Kosova gjendet para shanseve të mëdha!
Filluam implementimin e marrëveshjes së parë kontraktuare me Bashkimin Evropian; jemi në prag të liberalizimit të vizave -lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë; po fillojmë të konkretizojmë projektin tepër të rëndësishëm me Qeverinë e SHBA-ve, “Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit”. Sporti ynë, i një shteti të ri, jo vetëm për nga vitet e shpalljes dhe themelimit, por edhe të mbizotërimit të popullatës së re, përfundimisht u bë sport evropian dhe botëror. Futbolli kosovar, si sport më masiv, këtë muaj u anëtarësua në UEFA dhe FIFA.
Kosova ka arritur pjekurinë e saj politike, ka njerëz të dijes, të rinj e të vjetër, ka bërë përvojë institucionale e demokratike, ka krijuar relacione dhe kontakte ditore me përfaqësues ndërkombëtar dhe me institucione ndërkombëtare, këtu, në Evropë dhe SHBA. Është vetë pjesë e rrjedhave evropiane dhe botërore.
Kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Tani Kosova ka nevojë për njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për të quar përpara proceset në Kosovë e jo për të treguar se kush është i mirë e kush i keq.
Qytetarët tanë janë njerëz të mirë e punëtorë, secili në mënyrë e vet. Ata që i shkelin rregullt dhe ligjin i cilëson drejtësia. Ndërkaq, diversiteti i mendimeve, ai politik dhe kulturor janë vlera të cilat i kanë ngritur kombet më të përparuara. Edhe ne do ta ndjekim këtë rrugë.
Historikisht jemi shquar me trimëri dhe veçim individual; tani kemi shanse që me veprime të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme ti vihemi në shërbim vendit
Jemi në momente historike, të cilat na bashkojnë dhe na qojnë në rrugën e ardhmërisë. Edhe në rrugën e themelimit të Forcave të Armatosura, sikurse edhe të asaj të zhvillimit më të shpejtë ekonomik dhe social dhe të integrimit euroatlantik.