Sejjid Hasan Nasrallah

Udhëheqësi i Hizbullahut paralajmëron kundër kërcënimit

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah, paralajmëroi kundër kërcënimit dhe komploteve  nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kundër rezistencës në rajon.

Duke mbajtur një fjalim të enjten, Sejjid Hassan Nasrallah i përshkruan grupet tekfiriste dhe terroristët si barbar që përdorën nga Shtetet e Bashkuara  dhe shtetet në rajon kundër rezistencës anti-izraelite si Nakbah apo Karastrofë.

“Ne duhet të rikujtojmë ditën e Nakbah (Katastrofës), e cila është duke u harruar si çdo gjë në lidhje me çështjen e Palestinës, ka deklaruar ai.

Dita e Katastrofës, (Nakba) i referohet ditës 15 maj 1948, në të cilën është krijuar regjimi sionist i Izraelit.

Sot, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Perëndimi kanë një problem, të quajtur boshti i rezistencës, i cili është mishëruar në Iran, Siri, si dhe lëvizjet e rezistencës në Liban dhe Palestinë, tha më tej Sejjid Hassan Nasrallah.

Ai fajësoi Shtete e Bashkuara për rritjen e grupit terrorist Daesh (ISIS), duke thënë se Uashingtoni është duke e përdorur grupin tekfirist për të zbatuar axhendën e vet.  

Sejjid Hassan Nasrallah gjithashtu dënoi sulmet vdekjeprurëse me bomba të Daesh (ISIS) që kanë pretenduar që morën jetën e mbi 90 vetëve në kryeqytetin irakian Bagdad, gjatë 48 orëve të fundit.

Duke i përshkruar aktivitetet terroriste të Daesh-it (ISIS-it) si barbare, udhëheqësi  i Hizbullahut tha se grupi tekfirist merr hak kundër njerëzve dhe kryen sulme dhe akte agresioni sa herë që i shkaktohen humbje në Siri, Irak apo në Liban.

Kur Daesh  u përball me humbjen në Palmira, sulmoi  Damaskun. Dhe kur humbi  në varg malet lindore, ai hakmerret në Dahijeh, Liban, shtoi shefi Hizbullahut, Nasrallah.  

Daesh krenohet për vrasjet e grave dhe fëmijëve, theksoi Sejjid Hassan Nasrallah.

Në vende të tjera në fjalën e tij, Nasrallah tha se Perëndimi ka probleme me lëvizjet dhe njerëzit që refuzojnë pushtimin izraelit të Palestinës, si dhe hegjemoninë e huaj në rajon.

Ata nuk duan një Ummetit të Bashkuar Islam, shtoi ai.

Nasrallah gjithashtu kritikoi shtypjen e medias të rezistencës, duke thënë se përpjekje të tilla për të shtypur zërin e rezistencës vazhdojnë, ndërsa degët e Daesh-(ISIS-it)  të mediave gëzojnë lirinë në fushatën e tyre propagandistike.

Burimi: IQNA News