Siria

Terrorizmi nuk ka të bëjë me Islamin

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore për Çështje Fetare të Gjeorgjisë,  Zaza Vashakmadze tha se terrorizmi nuk ka të bëjë me Islamin.

Ai i bëri këto komente në një takim me Xhevad Shahrestani, duke vizituar të dërguarin e Ajetulluat Sistani.

Gjatë takimit në Tbilisi, zyrtari bëri thirrje për dialog midis feve, duke shtuar se pasuesit e të gjitha besimeve në Gjeorgji janë duke jetuar në paqe.

Xhevad Shahrestani nga ana e tij vlerësoi mbështetjen e qeverisë gjeorgjiane për bashkëjetesë paqësore ndërmjet muslimanëve dhe pasuesve të  feve të tjera atje.

Paraqitja e grupeve tekfiriste në Irak e destabilizoi vendin dhe provokoi ndarjen në mesin e ndjekësve të besimeve të ndryshme në Irak, vuri në dukje ai.

Shahrestani shtoi se për fat të keq, mediat perëndimore nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes të grupeve tekfiriste dhe muslimanëve të vërtetë.

Shahrestani shkoi në Tbilisi të takohet me zyrtarët e vendit dhe për të vizituar qendrat e tij fetare gjatë qëndrimit të tij njëjavor atje.