Turqia në Bashkimin Evropian tek në vitin 3000
Kryeministri britanik Dejvid Kameron ka deklaruar se do të mund të kalojnë dekada gjersa Turqia të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ndërsa duke gjykuar sipas përparimit të cilin është duke realizuar, kjo do të mund të ndodh tek në vitin 3000. Edhe atëherë Mbretëria e Bashkuar, sikurse çdo anëtare tjetër e BE-së ka të drejtë vetoje në hyrjen e Turqisë në BE.
”Gjasat e Turqisë që së shpejti të inkuadrohet në BE janë plotësisht jo të sakta. Çështja e anëtarësimit të Turqisë në BE është njëra nga temat kyçe rreth së cilës po thyhen shtizat në debatin që është duke u zhvilluar në Britaninë e Madhe, rreth saj se a duhet Britania të mbetet apo jo në BE, për të cilin qytetarët e saj do të deklarohen në referendumin e planifikuar për 23 qershor. Kameroni i cili angazhohet për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE, ka thënë se ithtarët e daljes i sjellin qytetarët në ankth duke theksuar se Turqia do të hyjë në bllokun e BE-së.”Ata praktikisht theksojnë të votojnë për daljen e Britanisë nga BE-ja, pasi që nuk do të mund të parandalojmë që Turqia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo nuk është vërtetë. Britania sikurse çdo anëtare tjetër ka të drejtë të vendos veton në hyrje të ndonjë vendi tjetër në BE”, ka cek kryeministri britanik.” Në rast se vazhdon ritmi i tanishëm i zhvillimit, do të kalojnë dekadat para se të paraqitet gjasa për anëtarësim, por edhe atëherë mund të themi jo, në rast se duam”, ka cek kryeministri britanik Kameron.
Deklaratat e Kameronit mund të vështrohen si përgjigje në deklaratat të cilët i ka cek kohë më parë ministrja e mbrojtjes e Britanisë së Madhe, e cila ka thënë se Britania do të ishte më pak e sigurt në rast se Turqia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia bëhen anëtare e Bashkimit Evropian. Sikurse përcjell portali britanik Metro, ajo ka thënë se mbetja e Britanisë në Bashkimin Evropian do të thotë se njerëzit nga këto vende mund të vijnë dhe të lëvizin lirshëm nëpër Britani. Ministrja ka cek se shumë nga ato vende kanë shkallën e lartë të kriminalitetit, probleme me grupe dhe celula terroriste si dhe nivelin e lartë e varfërisë. Avokuesit e mbetjes së Britanisë në Bashkimin Evropian kanë kritikuar deklaratën e saj, ndërsa edhe kryeministri britanik Dejvid Kameron i ka hedh poshtë deklaratat e tilla.
Ankara zyrtare e cila zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 1987, ndërsa në vitin 2005 ka filluar bisedimet paraprake. Dejvid Kameroni gjatë vitit 2010 ka vizituar Ankaranë ” me ç’rast është angazhuar për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian” dhe ka shtuar” se do të luftojmë për këtë”, ndërsa gjatë vizitës së ish kryetarit të Turqisë Abdullah Gylit në Londër në vitin 201, e ka bind mysafirin e tij se Britania e Madhe fuqishëm mbështet përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.