Iraku

Udhëheqësit e ISIS-it kapen nga forcat irakiane afër qytetit Ramadi

Udhëheqësit e ISIS-it kapen nga forcat irakiane afër qytetit Ramadi
Udhëheqësit e ISIS-it kapen nga forcat irakiane afër qytetit Ramadi

Forcat e policisë irakiane kapën tre liderë të grupit tekfirist, terrorist të ISIS-it  në afërsi të qytetit Ramadi, në provincën Anbar të shtunën.

Qendra e Komandës Policore e Irakut  njoftoi në një deklaratë zyrtare se Ebu Musa el-Assafi, zyrtari ISIS-it i ngarkuar me punët e besnikërisë, Abdul Wahab Namrawi, një ekspert i befasisë, në rrethin e Hit-it  dhe Ebu Muthana Hayani, një zyrtar i ashtuquajturit  Divani i Çështjeve të Muslimanëve në shtetin e Anbar, janë kapur.

Forcat e armatës irakiane  dhe forcat popullore i kanë shkaktuar humbje të rënda grupit famëkeq tekfirist terrorist në provincën irakiane të Anbarit në muajt e fundit. 

Zyrtarët provincial në provincën Anbar njoftuan të shtunën se trupat qeveritare kanë bërë përparime të shquara në periferi të qytetit Falluxha.

Forcat ushtarake irakiane do të deklarojnë  në orët e ardhshme për pushtimin e rrugës al-Ameriya-Falluxha-Ramadi, , tha për Agjencinë FNA, anëtari i Këshillit të Provincës,  Taha Abdel Ghani.

Abdel Ghani  tha se trupat irakiane kanë epërsi në rajon dhe së shpejti do të fitojnë kontroll të plotë në rrugën Ameriya-Falluxha-Khalediyeh.

Ndërkohë, 70 militantë të ISIS-it u vranë në sulmet e ushtrisë irakiane në pozicionet e terroristëve tekfiristë në provincën Anbar.

Trupat irakiane shkatërruan edhe katër automjete të ngarguara me armatim,  duke përfshirë një Hummer dhe çmontojë të gjitha bombat dhe minat në këtë zonë.