Refugjatët i duhen popullatës së plakur evropiane
Vitaliteti i Evropës ka nevojë për shtytje të freskëta. Azilkërkuesit shihen si potencial për rimëkëmbjen e krizës së vitit 2008, thonë raportet dhe zyrtarët.
Në raporteve të institucioneve ndërkombëtare dhe vërejtjeve nga zyrtarët e lartë që kishin parashikuar se refugjatët mund të nxisin ekonominë e Evropës, zyrtarët duken të kujdesshëm sa i përket përfitimit nga kjo valë e energjisë së freskët.
Kështu, azilkërkuesit, ku rreth 80 përqind e tyre janë nën moshën 35 vjeç, nuk kanë hasur në mikpritje të ngrohtë në kontinentin evropian, i cili ka popullsinë më të vjetër në botë.
Sipas paralajmërimeve të ekspertëve për rëndësinë e dhënies së azilit atyre që posedojnë cilësi të caktuara, vendet evropiane duket se këtë inciativë janë duke e ruajtur si të drejtë ekskluzive se kujt duhet t’ia japin këtë të drejtë.
“Vala e madhe e refugjatëve është një sfidë për rritje të potencialit. Me politika të duhura, ky burim i pasur i kapitalit njerëzor mund të shfrytëzohet dhe të gjithë mund të përfitojnë nga kjo”, pati deklaruar në janar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde, duke u bërë thirrje vendeve që ti shohin refugjatët si investim dhe jo si barrë.