Kulturë

Përkthehet Divani i Imam Humejnit (r.a.) në gjuhën Pashtu

Përkthyesi i ‘Divanit” të Imam Humejnit, Anvar Shahin Khan Khel
Përkthyesi i ‘Divanit” të Imam Humejnit, Anvar Shahin Khan Khel

Një përkthyes i shquar i Pakistanit tha se ai e ka përkthyer Divanin (përmbledhje me poezi)  nga Imam Humeini (r.a.) në gjuhën Pashtu.

Ai tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA gjatë një vizite në Panairin e 29-të Ndërkombëtar të Librit në Teheran se të gjitha poezitë në Divan janë përkthyer në gjuhën Pashtu.

Panairi i Librit  është hapur në Teheran, Iran që nga dita 3 maj 2016. 

2400 shtëpi botuese iraniane dhe 300 shtëpi nga vende të tjera kanë ekspozuar librat e tyre në 2.500 pavionet në Panairin e Librit në Teheran.

Shahin Khan Khel më tej tha se 35 libra të tjerë gjithashtu janë përkthyer nga persishtja në gjuhën Pashto, gjuhë e cila flitet në Afganistan dhe Pakistan.

Ato përfshijnë  edhe një libër me titull Besimi Jonë nga Ajetullah Naser Makaram Shirazi, tha ai.

Përkthyesi nga Pakistani vuri në dukje se ai ka mësuar gjuhën persishte  në Shtëpinë Kulturore Iraniane në Peshawar, Pakistan, pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran.