İran

Shtetet e Bashkuara kthyen 73 artefakte të vlefshme, të lashta të Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kthyen 73 artefakte persiane në Iran pas viteve të kërkesava legjitime nga zyrtarë të trashëgimisë kulturore të Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtmetë Iranit, Hussein Xhaberi Ansari bëri këtë njoftim të dielën.

Pas konsultimeve, 73 objekte me vlerë tdhe të lashta që i përkasin periudhës Sassanide u kthyen në Republikën Islamike të Iranit nga ana e qeverisë amerikane, tha ai.

Artefaktet e vlefshme dhe të lashtë lashta janë dorëzuar në Muzeun Kombëtar të Iranit të dielën pasdite në një ceremoni të ndjekur nga përfaqësuesi i ministrisë së jashtme, shtoi  Hussein Xhaberi Ansari.

Gjithashtu në vitin 2013, Uashingtoni  ktheu një artifakt  persiane në Iran pas 10 viteve të konsultimeve. 

Një filxhan çaji  Persian prej ari 2.700-vjeçar u kthyer në kohën e kryetarit të Iranit, Hassan Ruhani, si një shenjë e vullnetit të mirë, ndërsa ai vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 68-të Vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork .

Filxhani i lashtë ka qenë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2003, kur një tregtar  e ka kontrabanduar atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.