Miti për “myslimanët e matur”
Nga terroristët gjer tek diktatorët, agresorët të jashtëm, kërcënimet të fabrikuara, identiteti mysliman është njollosur me çfarëdo stereotip dhe metaforë negative të cilët nuk mund të paramendohen. Prezantimi i myslimanëve të mirë në çdo media është i radhë dhe i largët. Në të vërtetë, hegjemonia e “myslimanëve të këqij” plotësisht i ka lënë në hije prezantimin e”myslimanëve të mirë” edhe në rastet në të cilët lënda e vëmendjes,do të jetë në goditjen e ligjit për shtypjen e terrorizmit apo parandalimin e radikalizmit. Sikurse që është rasti me”myslimanët e këqij”, identiteti i “myslimanëve të mirë” në mënyrë të pandarë lidhet me terrorizmin. Të dyja karakteristikat janë të rrënjosura në baza të miratuar e cila mundëson karikaturën e cila tejkalon prezantimin “e myslimanëve të mirë” si sportistët olimpik dhe dijetarë, viktima të dhunës së tmerrshme, bile edhe liderë të qyteteve të njohura botërore. Botëkuptimet shoqërore të”myslimanëve të mirë” janë në mënyrë të njëjtë të ngushta si dhe koncepti shoqëror”të myslimanit të keq” terroristit. Korniza shoqërore, veçanërisht investohet në zgjerimin e programin të vet antiterrorist kundër radikalizmit, nuk përpiqet të vazhdohet barazimi i të mirit kundër myslimanit të keq, porse nëpërmjet saj forcohet. Për myslimanët amerikan, pikëpamjet e përkatësisë së mirë shtetërore janë të lidhur me terrorizmin.
Saktësisht, me bindjen e çdo akti të cilin e ka bërë myslimani. Me kërkim falje për veprat e njeriut të larguar, të çmendurit. Dhe në përditshmëri, për veshët e shurdhër, deklaratat kolektive kundër veprave të egrave dhe kryerësve të egër sikurse që është ISIS-i. Myslimanët amerikan janë përplot ndjenja të fajtorëve kolektiv i cili i obligon të refuzojnë dhe të kërkojnë falje për veprat e njerëzve me të cilët nuk kanë kurrfarë lidhje. Shprehja popullore”myslimanët e mirë” apo” myslimanët e matur” të cilët tani shteti në mënyrë agresive e forcon, sikurse edhe qëndrimi i “konfliktit të civilizimeve” i cili është i dukshëm në deklaratat e presidentit amerikan Barack Obamës, i shtyjnë myslimanët amerikan të zgjedhin anët. Për fat të keq, ekzistojnë vetën dy anët dhe zgjedhja e të gabuarës sjell individin në pozitën e mundësisë së identifikimit si mysliman i keq i cili sjell mbikëqyrje dhe mundësinë e dhunës shtetërore. Modeli i politikës kundër radikalizmit, të cilin edhe unë e quaj” Ligjin e ri patriotik”, bazohet në themel radikal. Saktësisht në opsionin se vetëm në islam ekziston mundësia që dikush të shndërrohet në terrorist, që nuk ka në ndonjë ideologji tjetër. Terrorizmi nuk sillet vetëm në lidhje me islamin, por lidhet vetëm me te dhe me kurrgjë tjetër. Ky parim radikal, i cili përbën themelin e politikës së luftës kundër radikalizmit, tregon se sikurse FBI-ja, forcat lokale të sigurisë si dhe informatorët dhe bashkëbiseduesit nga radhët e myslimanëve amerikan kryejnë programet e luftës kundër radikalizmit. Të fundit, vetë myslimanët amerikan, plotësojnë rolin”e myslimanëve të cilët urrejnë terrorin”, me të cilin janë pjesë e konceptit të ngushtë shtetëror për atë se çfarë do të thotë të jesh mysliman i mirë.
Jo vetëm që rregullojnë praktikat e veta fetare me bindje liberale, perëndimore, por që është më e rëndësishme në kontestin amerikan, zbatojnë mbikëqyrjen me rrethimet private të myslimanëve amerikan, me qëllim të parandalimit të radikalizmit. Këta mysliman të matur, për shtetin janë model i rëndësishëm thelbësor të pakicës myslimane. Pak është e njohur për politikën e luftës kundër radikalizmit jashtë institucioneve shtetërore dhe konsideratën themelore për myslimanët.
Shteti ka kapitalizuar në mos njohjen e shqyrtimeve themelore dhe kundërshtarët për këtë shkak ishin joefikas me arsimimin e myslimanëve amerikan në nivelin themelor të spektrit të lirisë dhe të shprehurit, të lirisë së fjalës dhe kërcënimeve të privatësisë të cilën e sjell programi. Urgjenca e informimit të komuniteteve, posaçërisht atyre të varfërve tek të cilët kundër radikalizmi është e shpërndarë në mënyrë dis proporcionale është me rëndësi të veçantë. Ky front është përforcuar gjatë udhëheqjes demokratike të Shtëpisë së Bardhë, dhe i shpejtuar me administratën progresive e cila mundëson liberalëve mysliman dhe demokratëve të veprojnë gjë që ishte e pamundshme gjatë epokës se qeverisjes republikane të Shtëpisë së Bardhë. Prandaj, gjersa zgjerimi i mbikëqyrjes shtetërore nën Obamën”reality politik”, afilimi partiak dhe identiteti racor zgjeron rrjetën e atyre të cilët mund të veprojnë si informues lokal, ”si sufler progresiv mysliman”specifik ose avokues kundër radikalizmit. Këta mysliman të matur, të cilët në mënyrë funksionale janë të lidhur me qëndrimin se ekstremizmi ekskluzivisht është i lidhur me islamin, ndërsa radikalizmi me aktorët mysliman, janë ata myslimanët amerikan të “cilët e urrejnë terrorizmin” të cilët i ka përmendur Hillary Clinton me 26 prill. Me manovrimin e pozitës, në dhe jashtë administratës, e cila krijon shtesë për vetë barazimin” i miri kundër të keqit” mysliman i cili shumë gjatë i ka goditur myslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka anuluar përkatësin e tyre shtetit, tani është përfaqësimi dhe kuptimi i identitetit mysliman. Të jesh i matur në ndjekjen gjithnjë më të madhe në radikalët mysliman, kurrë nuk ka qenë pozitë më e keqe.