Kulturë

Konferenca njëditore filozofike në Prishtinë - MULLA SADRA DHE MARTIN HEIDEGGER: DY FILOZOFË TË QENIES

Në Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës u mbajt konferenca njëditore me temën :
MULLA SADRA DHE MARTIN HEIDEGGER: DY FILOZOFË TË QENIES

Kjo konferencë u organizua nga 3 institucionet zyrtare pra nga vet Fakulteti Filozofik, nga Instituti i Shkencave Humane “ Ibni Sina” si dhe nga Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.

Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte mjaftë e bollshme me audiencë të larmishme sidomos studiues nga fusha e filozofisë, teologjisë dhe shkencave tjera sociale.

Prezantuesit në këtë panel shkencorë filozofik ishin jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Gjermania dhe Anglia.

Kjo konferencë kishte qëllim të krahasimit të studimeve dhe doktrinave të dy filozofëve të njohur botëror, Mulla Sadrës filozof iranian dhe filozofit mendimtarit gjerman Martin Heidegger.

Përdorimi i Logjikës së Ibni Sinasë nga Mulla Sadra
Wilfrid Hodges (Queen Mary, Universiteti i Londrës)

- Retorika e Qenies te Martin Heidegger
Martin Ross (Universiteti i Arteve, Linz)

- Hermeneutika e Qenies: Mulla Sadra dhe Martin Heidegger
Shpëtim Doda dhe Adriatik Derjaj (Universiteti i Tiranës)

- Të menduarit e arkitekturës përmes qenies
Astrit Salihu (Universiteti i Prishtinës)

-  Korrelacioni Ontologji - Estetikë në filozofinë e Mulla Sadrës
Abdullah Rexhepi (Universiteti i Prishtinës)