Binali Jëlldërëm kandidat për kryetar të AKP-së
Zëvendës i kryetarit të AKP-së dhe zëdhënësi i saj Ymer Çeliku ka deklaruar sot në Ankara se kandidati për kryetar të partisë në kongresin e jashtëzakonshëm është Binali Jëlldërëm, ministri aktual i komunikacionit, detit dhe lidhjeve në qeverinë e Turqisë. ”Të gjithë duhet të dinë se AKP-ja është partia e një rruge. Kjo është parti për ndërtimin e ardhmërisë së popullit. Partia e cila duke mbrojtur të kaluarën, me hapa të sigurta shkon drejt ardhmërisë. Për atë mund të themi se në bashkëpunim me të gjithë kolegët tanë, duke përfshirë edhe liderin tonë, themeluesin e partisë, do të vazhdojë drejt qëllimit të cilin e ka para vetes Turqia”, ka thënë Binali Jëlldërëmi. Duke cekur se kongreset partiake paraqesin festë për demokracinë, Jëlldërëmi ka thënë se AKP-ja nga partitë tjera dallon për atë se kongreset e saj nuk janë arenë e fjalosjeve dhe dallimeve, por janë takime në të cilët përforcohet uniteti dhe vëllazëria. Ka shpreh bindje absolute se ashtu do të jetë edhe të dielën dhe më me vendosmëri do të vazhdojë rrugën e nisur drejt përparimit. Njashtu edhe për terrorizmin tha se elementet terroriste do të çrrënjosen nga përditshmëria turke.
“Populli im mund të jetë i qetë, problemi i terrorizmit do të çrrënjosim nga aktualiteti i tanishëm në Turqi”, ka thënë. Binali ka hyrë në politikë para 15 vitesh dhe është bashkëthemelues i AKP-së. Aktualisht është në pozitën e ministrit për komunikacion, det dhe lidhje në mandatin e katërt. Për këtë kohë Turqia ka ndërtuar në pjesë të madhe hekurudhash të shpejta me të cilin i ka lidh disa qendra të rëndësishme me kryeqytetin e Turqisë. Si anëtar i partisë AKP-së në 14 vitet e fundit ishte përfaqësues në disa parlamenteve krahinore. Në zgjidhjet lokale para dy vitesh ka humb garën për kryebashkiakun e Izmirit. Para hyrjes në politikë ishte në pozitën e drejtorit gjeneral të firmës për transportin me trajekt në Stamboll, gjatë kohës kur kryetari i tanishëm i Turqisë ishte kryebashkiaku u Stambollit. Kongresi i AKP-së do të mbahet të dielën me 22 maj 2016.