Siria është hallka e artë e linjës së rezistencës
Shefi i Qendrës për hulumtime strategjike të Këshillit për verifikim të politikës së Republikës Islamike të Iranit, Ali Albar Velajati, Sirinë e ka quajtur hallkën e artë të linjës së rezistencës në rajonin e Lindjes së Afërt. Sipas raportit të agjencisë iraniane Irna, Ali Akbar Velajati, shefi i Qendrës për hulumtime strategjike të Këshillit për verifikimin e politikës së Republikës Islamike të Iranit, sot në takimin kolektiv me ulemanë e Irakut dhe mendimtarët në Teheran ka deklaruar:”Në rast se Siria shpërbëhet dhe bie qeveria e saj, tekfiristët të lidhur me regjimin izraelit, Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillojnë të qeverisin, praktikisht do të lejnë gjurmë negative edhe në Irak e Liban”.
Ali Akbar Velajati më tej ka shtuar:” Linja e rezistencës e cila nis nga Irani, dhe kalon nëpër Irak, më tej arrin nëpër Siri në Liban dhe Palestinë, linja e rezistencës e cila qëndron kundrejt ekspansionizmit sionist dhe sponsorëve të tyre, në mesin e të cilëve janë në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete tjera perëndimore”.