Amerike

Namazi i Xhumasë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA

Me dëshirën për të sjellë Islamin më pranë kolegëve të tyre, studentët muslimanë në Universitetin e Penn State në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë Namazin e Xhumasë në  Old Main, për të demonstruar praktikat e besimit mysliman për komunitetin e Penn State.

Me Namazin e Xhumasë, ne gjithashtu kemi predikimin apo Hytben, e cila u mbahet nga një udhëheqës fetar, apo një imam, dhe kjo na përkujton me këshilla se si të jetojmë në jetën tonë të përditshme, tha  Nabila Zavavi,  në Hytben e Xhumasë, të premten, 29 prill 2016.

Dita e  premte apo e Xhuma është dita jonë e shenjtë, ashtu siç është dita e diele për të krishterët.

Çdo javë, muslimanët mbajnë  Namazin javor të Xhumasë, të njohur si Xumm`ah, në Qendrën Shpirtërore Pasquerilla.

Këtë javë vendi i faljes i Namazit të Xhumasë do të ndryshojë  pasi Shoqata e Studentëve Musliman njoftoi të enjten se ata janë tani do të falen në Old Main, për të demonstruar praktikat e besimit Islam për komunitetin e Penn State.

Këtë javë, predikimi do të jetë me titull Kënaqësia në Përpjekje” dhe do të fokusohet në gjetjen e fuqisë kur kemi të bëjnë me një problem dhe duke u përpjekur për të rregulluar qëndrimin në përputhje me rrethanat, tha      Hajat. Duke përshëndetur studentët e besimeve të tjera që marrin pjesë në faljen, shërbimin javor  të muslimanë, Shoqata e Studentëve  Musliman (MSA)  ka dëshirë për të sjellë para jush një kuptueshmëri ndaj fesë Islame  për studentët në Penn State.

Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për studentët që vijnë në këtë ngjarje, madje edhe vetëm për vëzhgim, sepse kjo ngjarje është një eveniment  monumental në në historinë e Penn State, tha koordinatori ngjarjes  i Shoqatës të  Studentëve  Musliman (MSA), - Hamsa Fayed, për politikë ndërkombëtare.

Unë mendoj se kjo është edhe një moment kritik për studentët e rinj muslimanë, në pikën e vlimit të diskursit aktuale politik, për të marrë një qëndrim të integritetit, të identitetit dhe praktikat e tyre.

Në tubim do të marrin pjesë studentë muslimanë të të gjitha etnive, bashkimi i tyre me qëllime shpirtërore, për promovimin e paqes dhe të të mirave  sociale, tha Hamsa Fayed.

Fuqia qëndron kur Ummeti  bashkohet.Vërtetë kjo një përvojë befasuese  për ata që marrin pjesë, ka thënë Fayed.

Ne i mirëpresim të gjithë për të marrë pjesë në Hytben apo predikimin dhe Namazin e Xhumasë  dhe shpresojmë që do të zbuloni  gjëra   interesante.

Burimi: Daily Collegian