Kulturë

Kaligrafi palestinez në përfundim të Kur’anit të Xhamisë Al-Aksa

Kaligrafi palestinez  Saher al-Kaabi
Kaligrafi palestinez Saher al-Kaabi

Kaligrafi palestinez Saher al-Kaabi është duke garuar kundër kohës për të përfunduar kopjen e tij të parë të ilustruar të Kur’anit Osman  që do të mbajë emrin e Xhamisë Al Aksa.

Do të jetë kopja e parë e Kur'anit që mban emrin e Xhamisë Al Aksa,”-, tha Saher al-Kaabi. Kopja e Kur’anit,  gjithashtu, do të mban emrin e Palestinës.

Në shkurt të vitit 2014, al-Kaabi u pyet nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas për të kaligrafuar Kur’anin Osman me ngjyrna.

Kam shpenzuar rreth 15 orë në ditë për të përfunduar këtë punë, tha kaligrafi  palestinez, i cili është nga kampi i refugjatëve Balata në Bregun Perëndimor. Unë pothuajse nuk dalë  fare nga shtëpia ime për arsye që të  përfundojë këtë punë. 

Kjo punë i mori pothuajse një vit al-Kaabi për të marrë lejet e nevojshme dhe për të blerë materialet e nevojshme - të tilla si letra dhe ngjyrnat  për projektin.

Letra e përdorur për këtë projekt qenë veçanërisht e importuar nga  Stambolli i Turqisë, tha al-Kaabi, sipas The Wold Buletin.

Kjo i merr  rreth 24 orë për al-Kaabin për të kaligrafuar  një faqe të Kur’anit.

Al-Kaabi beson se kjo punë do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes për Xhaminë Al-Aksa.

Regjimi sionist i Izraelit e pushtoi  Jeruzalemin lindor gjatë Luftës së vitit 1967  në Lindjen e Mesme. Ai më vonë aneksoi qytetin në vitin 1980, ky aneksim nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Al-Kaabi është afër përfundimit të pjesës së tetë të kopjes së Kur’anit Osman të ilustruar nga 30-të pjesë që ka në tërësi Kur’ani. Ai shpreson të përfundojë misionin deri në fund të vitit.

Kjo kopje e Kur’anit do të rishikohet nga një komision prej Universitetit al-Azhar në Kajro, tha al-Kaabi. 

Kur kopja e Kur’anit është e gatshme, palestinezët janë duke planifikuar për të shtypur mijëra kopje dhe për shpërndarjen e tyre nëpër botë.

Ky Kur’an do të jetë një i dërguari special për Palestinën në botë, ka thënë al-Kaabi.

Burimi: IQNA News