Suudi Arabie

Ministri i Brendshëm Saudit tregtar dhe përdorues i madh i drogës

Një aktivist politik saudit  ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm  i Arabisë  Saudite, Muhammed Bin Najjef është një tregtar i narkotikëve  në Mbretërinë Saudite, përveç  që është edhe vet përdorues i drogës.

Veprimtari  i shquar politik i Arabisë Saudite, Muxhtehid, shtoi se persona të rëndësishëm në Arabinë Saudite, të cilët janë figura me ndikim në pushtet të klanit sundues Sauditë janë përdorues të mëdhenjë të drogës.

Muhammed Bin Najjef  është trajtuar disa herë në Europë, njofton Muxhtehidi.

Droga që kanë të bëjë me krimet që raportohet dhe ndiqet penalisht, në Arabinë Saudite janë vetëm 10% të totalit të veprave të cilat janë të dominuara nga figura të shquara Familjes Mbretërore të Al Saudëve.

Muxhtehid shkruan në kontekstin e komentet e tij për arrestimin e një oficeri të sigurisë i cili kishte guximin për të thënë se ekziston një grup me ndikim që është i përfshirë në krimet që kanë të bëjnë me drogën.Ky grup është i afërt me Muhammed Bin Najjef, shkruan ai.

Princi Saudit,  Abul Muhsin ben Walid bin Abdul Muhsin bin Abdul Aziz u arrestua në fund të muajit tetor të vitit të kaluar nga forcat libaneze të sigurisë në aeroportin ndërkombëtar  në Beirut duke u përpjekur për të kontrabanduar dy tonë lëndë narkotike në Arabinë Saudite.

Në shkurtin e kaluar Muxhtehid, tha se vendimi i regjimit saudit për të ndaluar ndihmën ushtarake për ushtrinë libaneze nuk ka të bëjë fare me qëndrimet e Hizbullahut dhe qeverisë së Libanit.

Në llogarinë e tij në Twitter, aktivisti politik deklaroi se rrënimi i bisedimeve të cilat kanë për qëllim lëshimin e princit Saudit për akuzën e trafikimit të drogës  e ka shtyrë regjimin saudit për të marrë këtë vendim.

“Mbretëria është duke u përpjekur për të bërë presion tek të gjitha fraksionet libaneze për lirimin e Princin Saudit në këmbim të ndihmës ushtarake.

Muxhtehid shtoi se dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë të Libanit, Ashraf Rifi është për shkak të çështjes së Pincit drogash”, gjithashtu.

Në vitin 1999, Princi Saudit,  Najef bin Sultan bin Fawwaz al-Shaalan dyshohet se ka kontrabanduar dy ton kokainë nga Venezuela në Francë. Tani besohet se ai jeton nën strehim ligjorë në Arabinë Saudite, Princi Najef u akuzua nga Franca se ka përdorur statusin e tij diplomatik për të futur drogë në një avion që i përket familjes Mbretërore Saudite. Ai arriti t’i ikë dënimit të tij dhe u dënua në mungesë në vitin 2007. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, e paditën atë për komplot për të shpërndarë kokainë në fshehtësi.

Në vitin 2010, një kabllo rrjedhur  nga WikiLeaks përshkruan një skenë mbretërore të tubimit në fshehtësi në Xhiddah që kishte lulëzuar dhe ngrirë”  për shkak se zyrtarët sauditë dukeshin ndryshe.  Raporti  përshkruar një tubim të Halloween-it, financuar pjesërisht nga një princ nga familja Thunajan, ku më shumë se 150 të rinj dhe gra të veshur me kostume dhe duke pirë alkool të shtrenjtë, i cili shitet vetëm në tregun e zi në Arabinë Saudite.     Edhe pse nuk ishte dëshmitar direkt në këtë ngjarje, kokaina dhe përdorimi i hashashit është i zakonshëm në këto rrethe shoqërore, thuhet në raportin  kabllor.

Regjimi saudit kryen dënime të ashpra për trafikantët e drogës, por ligji nuk zbatohet për rreth 15.000 princat e princeshat dhe që i përkasin Shtëpisë Mbretërore Saudite.

Burimi: Al waght