Kulturë

Përurimi i librit ‘publicistika e absolventit’

Sot, e mërkurë, 11 maj 2016, në Prizren, në amfiteatrin e bukur të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit, duke filluar rreth ores 11:30 u përurua libri i studentit absolvent, z.Faik Miftari, i cili është analist dhe publicist i njohur jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe përtej!

 Programin, me rastin e përurimit të librit, e drejtoi për bukuri, moderatorja  Donika Morina e cila përveç tjerash tha:

Mirë se erdhët në evenimentin kulturor me rastin e promovimit të librit “Publicistika e Absolventit” të kolegut tonë, absolventit të fakultetit juridik pranë Universitetit të Prizrenit,  autorit  Faik Miftari.

Kolegë të nderuar, profesorë  dhe studentë të  fakultetit juridik , si dhe mysafir të tjerë të pranishëm, ju falënderoj që keni ndarë nga koha e juaj e çmuar një orë që të merrni pjesë në këtë manifestim kulturor, të promovimit të librit të kolegut tonë të nderuar.

Pastaj, moderatorja, e ftojë dekanin e fakultetit juridik, profesorin e nderuar dr. Arif Riza të merr fjalën dhe të hap këtë eviniment kulturor në amfiteatrin e bukur të fakultetit juridik. 

Pas fjalës përshëndetëse të dekanit të fakultetit juridik, dr.Arif Riza,moderatorja ja dha fjalën redaktorit, recesentit të librit, Mexhid Yvejsi, nga Gjakova.

 

Fjala e redaktorit, Mexhid Yvejsi,
 

Përveç tjerash, redaktori i librit, Mexhid Yvejsi tha:

Dashamirë të librit, në dorë keni një libër të ri. Të shkruash një libër nuk është një punë e lehtë, përkundrazi, është një punë e vështirë, sepse kërkohet një njohuri e përgjithshme, durim i madh, gjithsesi talent.

Libri, siç thoshte Shekspiri, është një shok i mirë, i cili t’i zbulon fshehtësitë, është një dritë në errësirë dhe kënaqësi në vetmi.

Ky libër nga shkrimtari Faik Miftari është një libër publicistik. 

Si trajtohet publicistika?

Publicistika trajtohet si zhanër i mëvetësishëm i gazetarisë, me disa lloje, si eseu, pamfleti, polemika, udhëpërshkrimi etj. Shkrimi i këtyre formave është mjaft i vjetër, dhe në prejardhje pjesërisht takohet edhe me gjeografinë, historinë, me moralin, me fenë dhe me letërsinë, që nga kultura Antike, nëpër Mesjetë e deri më sot.

Librat antikë të gjeografisë dhe të historisë kanë pjesë të ngjashme me atë që ne sot quajmë publicistikë, ndërsa fjalimet e Ciceronit edhe sot janë shembuj të mrekullueshëm të gojëtarisë dhe të shkrimit publicistik. Nga Mesjeta janë të njohur veprat  fetare dhe udhëpërshkrimet e Evlia Çelebiut,  Marko Polos etj. 

Publicistika në kuptimin e sotëm ka lindur në fund të shekullin XVIII-të dhe në fillim të shekullit XIX-të, në radhë të parë nga veprimtaria e  enciklopedistëve francezë.

Në shekujt e fundit, penat më të mëdha të kulturës euro-perëndimore kanë shkruar shkrime publicistike, duke e ngritur shkrimin publicistik thuajse në degë më vete të artikulimit intelektual e politik.

Libri që ke në dorë, me titullin ”Publicitika e apsolventit”,  shkruar nga apsolventi, shkrimtari,  Faik Miftari, nga Prizreni, i ka të gjitha këto përbrenda.

Përbrenda këtij libri janë të përmbledhura  rreth dyzet shkrime të ndryshme publicistike, disa prej të cilave janë:

 

PËRMBAJTJA                     

 

Platforma serbe për Kosovën

Kongresi botëror boshnjak

Bashkësia e komunave serbe-entiteti autonom në Kosovë

Muslimanët e sotëm sikurse krishterët e mesjetës

Tezat e gabuara të Ardian Gjinit

Kuba, 1963 & Siria, 2013

Kosova dhe Palestina

Kriza buxhetore e SHBA-ve

Islami politik apo politika Islame

Kosova dhe Bashkimi Evropian

Poli verior, Arktiku

Marrëveshja historike në mes G - 5+1 dhe Iranit

Mikut, Adnan Abrashit

Udhëtimi nëpër veriun e Kosovës për Novi Pazar

“Mbreti me shtatë yje”

Bashkimi Evropian, Kosova dhe Islami

Profesorit, Muhamet Pirraku

Ezani si burim i zhurmës së mjedisit

Gjeneva II dhe konflikti sirian

Bota multipolare

Perëndimi i pranverës arabe

Rivaliteti në mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Iranit

Dështimi i diplomacisë turke

Martesa sipas drejtës Islame

Shpirtërorja dhe materialja

Heshtja shqiptare përball Gazës

Mendja, logjika dhe kritika

Burg për një fjalë goje

Kërbaçi i shtetit ligjor

Gjeopolitika amerikane në raport me shqiptarët

Rezistenca dhe asistenca

Bota Islame në katandisje

Akti administrativ dhe kompetenca territoriale

Administrata në Kosovë dhe Turqi

400 vjetori i Xhamisë së Sinan Pashës

Lindja e Afërt në flakë

20 vite të gjenocidit në Srebrenicë

Xhamitë e Prizrenit, dëshmi  materiale e trashëgimisë kulturore osmane-islame në Ballkan

Pas, Mexhid Yvejsi, moderatorja Donika Morina e ftoi recensentin e dytë,  profesorin, pedagogun, hulumtuesin, studiuesin si dhe shkencëtarin e Kosovës  për vitin 2015 i shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës,  dr. Halil Ibrahimi nga Prishtina, të lexojë kumtesën e tij.

 

Kumtesa e Dr. Halil Ibrahimit nga Prishtina

Librat që na ndryshojnë

Recension rreth librit të Faik Miftarit “Publicistika e absolventit”

“Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm rreth librave, pati thënë shkrimtarja Cassandra Clare, sepse fjalët që gjenden brenda tyre e kanë fuqinë që të na ndryshojnë”.  Duke e lexuar librin “Publicistika e absolventit” të autorit Faik Miftari, e sheh fjalë për fjalë të realizuar atë që u tha më sipër. Në një mjedis si ky yni ku vlerat, meritorja, parimet, qëndrueshmëria në drejtësi, dija praktike dhe mençuria në veprime janë karakteristikat më të pavlerësuara në jetën shoqërore, politike, fetare e kulturore, libri i Faik Miftarit bëhet ai fanari udhërrëfyes i cili e merr rolin e ndryshuesit të individit dhe pikëpamjes së tij mbi jetën. Roli i intelektualit të mirëfilltë në një mjedis të tillë nuk është thjeshtë përmbushja personale dhe profesionale por përpjekja për të ndryshuar shoqërinë nëpërmjet fuqisë së fjalëve bëhet domosdoja e tij kryesore.  Kjo bëhet edhe më imediate dhe aq më shpresëdhënëse në mjediset si ky yni ku njëri nga problemet kryesore është edhe vetë ‘shitblerja’ e intelektualisë dhe lirisë së mendjeve (të paktën të konsideruara) të ndritura të shoqërisë.

Faik Miftari në përmbledhjen e shkrimeve të tij të viteve të fundit flet për situatën politike në Kosovë, për gjeopolitikën e fuqive të mëdha ndaj Kosovës, për balancimin e shpirtërores dhe materiales në një shoqëri që me hapa të shpejtë ngarend pas të përkohshmes, për vlerat e trashëgimisë kulturore, për katandisjen politike e fetare të shqiptarëve sot, për historinë si mësuese të së ardhmes dhe jo thjeshtë si kënaqje të urisë për mitologji, për tezat e gabuara të politikës gllabëruese shqiptare dhe shumë tema të tjera që e preokupojnë shoqërinë sot. Nëpërmjet shkrimeve të përmbledhura në këtë libër e vëren një gjë të rrallë për këtë nënqiell: patriotizmi dhe dashuria për atdheun sikundër edhe përpjekja për mirëqenien shoqërore bëhet diçka praktike, reale dhe e prekshme larg tezave mitndërtuese dhe apatisë shterpë që e ka kapluar sot pjesën më të madhe të akademisë dhe intelektualisë shqiptare. Asnjë përparim i kësaj shoqërie nuk mund të fillohet pa u diagnostifikuar saktësisht problemet që e kanë degraduar shoqërinë shqiptare sot, dhe Faik Miftari e bën këtë shumë mirë në librin e tij duke i shpërfaqur  në mënyrë të përkryer të metat e pikëpamjeve rigjide fetare tek shqiptaret dhe dobinë e ndriçimit të njëmendtë fetar, qëndrimet dekadente dhe interesxhike të politikës shqiptare dhe dëmet që ka shkaktuar mungesa e një politike pa bishta, si dhe mangësinë e një force intelektuale për ta ndryshuar në mënyrë kualitative të menduarit joiluminues tek shqiptarët sot. Ky mbetet piedestali i këtij libri: guximi për ti thënë të vërtetat troç edhe atëherë kur nuk janë fort të pëlqyeshme dhe dhënia e kahjes së duhur për ti ndrequr e shëruar këto lëngime nga të cilat vuajmë sot.

Përveç kësaj, në librin “Publicistika e absolventit” autori Faik Miftari i prekë në themel edhe disa nga problemet më aktuale të politikës ndërkombëtare. Ai flet për arsyet e dështimit të pranverës arabe, për rivalitetin e pasens dhe aspak fetar midis Arabisë Saudite dhe Iranit, temë kjo që prodhon në vazhdimësi edhe tek ne mjaft mendjengushtësi në të menduarit fetar, për mjerimin e luftës në Siri e cila u dirigjua mjeshtërisht për interesa të caktuara të mbrapshta, për Palestinën, Turqinë, Lindjen e Afërt, Amerikën dhe Rusinë. Një trajtim kaq i kompletuar dhe i gjithanshëm i politikës globale rrallë mund të haset në shtjellimet shqiptare sot.

Në këtë mënyrë Faik Miftari e ka kryer mirë borxhin që intelektuali e ka sot ndaj shoqërisë. Në këtë kontekst William Styron pati thënë “Libri i madh duhet të ju japë shumë eksperienca dhe të ju molisë në fund sepse ju i jetoni disa jeta duke e lexuar atë”. Pikërisht kështu libri i Faik Miftarit e pajisë këtë shoqëri me përvojën realiste dhe udhërrëfyesin adekuat të të kuptuarit të rrethanave politike, shoqërore, kulturore e fetare në vend, rajon dhe botë. Librat e tillë janë sot raritet dhe më e mira që mund ti urohet kësaj shoqërie sot është: paçim libra të tillë edhe më shumë dhe pastë të tillë që i lexojnë e i përvetësojnë. Librat e tillë janë udhë e pavdekshme drejt të ardhmes. Ato na e dekodojnë të kaluarën, na e ndriçojnë të tashmen dhe na e trasojnë të ardhmen. Të tillë libra janë shkëndijë shprese për këtë shoqëri të ngrysur thellë dhe do të jetohen vetëm duke i lexuar ato. Intelektuali, Faik Miftari, e ka kryer pjesën e vet të përgjegjësisë. Pjesa tjetër na takon neve, juve!

 

Moderatorja e ftoj kolegen, absolvente e fakultetit juridik, Blerina Halitaga,  në emër të kolegëve  të përshëndes këtë eveniment kulturor.

Fjala përshëndetëse e Blerina Halitaga

Pastaj, ju dha fjala absolventit të fakultetit juridik, Besnik Krasniq, i cili me një poezi të gjatë, por shumë të bukur, ia shtojë bukurinë këtij evenimenti kulturor.

Dhe më në fund, moderatorja, Donika Morina, e ftoi  autorin e librit me titull “Publicistika e absolventit”  Faik Miftarin të merr fjalën përshëndetëse.

 

Fjala përshëndetëse e Faik Miftarit

 

Fjala e rastit nga publisti, analisti, shkrimtari , z.Faik Miftari

 

“Promovimi i një libri të ri është një ngjarje e shënuar në jetën

kulturore, është një kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit, është një

përgjegjësi morale për diskutuesit, është një nderim qytetar e intelektual për

autorin”, është  thënja  e pedagogut, publicistit, shkrimtarit dhe adashit tim

nga Shkodra  Faik Luli, me citatin e të cilit do të fillojë këtë fjalim rasti në

këtë amfiteatër të bukur të fakultetit tonë juridik, me rastin e promovimit të

librit tim” Publicistika e absolventit”.

Duke marrë parasysh fjalën e parë të shpallur të porosisë hyjnore, në

Kur’an  nga Krijuesi fuqiplotë,  ”Ikre”  që në përkthim  në gjuhën tonë  të

bukur shqipe do të thotë: “Lexo, mëso, studjo”, falënderoj Zotin e

madhëruar që më ka mundësuar që nëpërmes leximit, mësimit, studimit 

gjatë këtyre viteve të kaluar   në fakultetin juridik të Universitetit të

Prizrenit, të jap  kontributin tim modest në ngritjen e aspektit shkencor  të

Universitetit të Prizrenit në përgjithësi e të fakultetit juridik në veçanti me

botimin e librit tim me titull”Publicistika e absolventit” për t’u lënë si

trashëgimi  brezavë të rinjë në përgjithësi , e kolegëve të fakultetit juridik në

veçanti,  një vepër të shkruar, e cila shpresoj  t’ju shërbej si fanar ndriçues në

rrugëtimin e tyre jetësor me plot batica dhe zbatica.

Intelektuali e ka obligim moral që atë dituri sado paktë që e posedon,

të lëjë në trashëgimi pasardhësve, e sidomos  juve kolegëve të rinj qoftë

përmes fjalës së shkruar, artit, shkencës, apo kulturës në përgjithësi, me

ç’rast lidhur me këtë do të  citoja thënien e veprimtarit dhe shkrimtarit tonë

të shquar kombëtar,  Adem Demaçit :

“ Fatkeqësisht ne edhe sot si popull në shumicën e rasteve jemi më

shumë të përfshirë nga stihia sesa nga një përparimi si duhet dhe sa duhet.

Prandaj sa i takon, dijes, vetëdijes e organizimit si popull ende jemi në bisht

të Evropës. Kjo është një e vërtet fortë e hidhur, mirëpo poqese nuk e

tejkalojmë edhe më tutje do të mbetemi popull i vonuar”, shpresoj që bile

tani e tutje ju kolegë  të rinjë të mos jeni prej të vonuarëve.

Përgjatë këtyre katër viteve të ndjekjes së studimeve të mia në

fakultetin juridik të Universitetit të Prizrenit, falënderoj të gjithë profesorët

dhe asistentët  për ligjeratat dhe ushtrimet e ndjekura, prej të cilëve mësova

shumë, gjatë së cilës arrita të zgjerojë horiziontet e dijes edhe në fushën e

drejtësisë , e cila më ka ndihmuar bukur shumë shumë në  pasurimin e fjalës

sime të shkruar,  pasi që e drejta si shkencë ka impakt përveç tjerash edhe në

politikë, histori, fe, drejtat dhe liritë njerëzore, marrëdhënet ndërkombëtare,

të cilat si të tilla, këto fushat janë prezente  në shkrimet e mia.

Libri im “Publicitika e Absolventit”, përfshin analizat politike,

shkrimet publicitike, punimet seminarike dhe punimet shkencore që i kam

shkruar gjatë kohës së studimeve në fakultetin juridik të Universitetit të

Prizrenit. Posaqërisht e falenderoj dekanin e fakultetit juridik, profesorin tim

Arif Riza i cili më mundësoi që promovimin e librit tim të mbajë në këtë

amfiteatër të bukur të fakultetit tonë juridik në mesin e kolegëve,

profesorëve, asistentëve dhe studentëve.

Njashtu falënderoj të gjithë kolegët e mi në përgjithësi, e sidomos

kolegët e rinjë në veçanti, pasi që atyre ju mbetet e ardhmja , me të cilët me

të vërtet ishte kënaqsi për mua, që kam kaluar kohën së bashku me ta gjatë

këtyre katër viteve të studimeve , përveq tjerash duke u përpjekur që në një 

mënyre të jem mostër  se si edhe në këto vite mund të studjohet, e që kolegët

të rinjë të kenë edhe më shumë kurajo dhe vullnet për studimet  e tanishme

bachelor, dhe më tutje që të vazhdojnë  edhe në studimet  master e

doktoraturë. Ka qenë kënaqësi për mua dhe i përshëndes të gjithë në

përgjithësi, e në veçanti, i jap drejt vetvetes që publikisht të veçojë këtu në

këtë audiencë, koleget Donika Morina, Driola Susuri, Besiana Qollaku dhe

Blerina Halitjaha që fakultetin juridik me  sukses të  plotë  do ta kishin kryer

jo vetëm në cilin do universitet tjetër  shqiptar, por edhe  në cilin do

universitet tjetër evropian apo botëror.

Në përmbyllje të këtij fjalimi rasti, më lejoni që të falënderoj zotëri

Mexhid Yvejsin, nga Gjakova, të cilit i ra barra më  madhe me rastin e

përgatitjes së librit tim  dhe kumtesës së përgatitur,  dr. Halil Ibrahimin për

kohën e ndarë  gjatë leximit të librit dhe kumtesën e përgatitur, duke marr

parasysh obligimet e t’ia në fakultet dhe punët e t’ia studjuese hulumtuese që

është duke kryer gjithandej Kosovës. Poashtu falenderoj edhe shokun tim, 

Rexhep Ibrahimin për realizimin e bukur të kopertinës së librit  dhe

rradhitjes komjuterike të librit.

Në fund ju falënderoj  të gjithë të  pranishmit, që ndat disa çaste nga 

koha e juaj e çmuar, për të marrë pjesë në promovimin e librit tim , ku më

më nderuat dhe nga zemra ju falënderoj të gjithëve të pranishëm, në këtë

amfiteatër të bukur të fakultetit juridik në veçanti e të  Universitetit të

Prizrenit në përgjithësi. 

 

Ju falemnderit të gjithëve  për vëmendje!

11.05.2016                                                              Me respekt:

P r i z r e n                                                             Faik Miftari

  

 

 

·         Fjala e rastit në promovimin e librit tim në amfiteatër

“Promovimi i një libri të ri është një ngjarje e shënuar në jetën

kulturore, është një kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit, është një

përgjegjësi morale për diskutuesit, është një nderim qytetar e intelektual për

autorin”, është  thënja  e pedagogut, publicistit, shkrimtarit dhe adashit tim

nga Shkodra  Faik Luli, me citatin e të cilit do të fillojë këtë fjalim rasti në

këtë amfiteatër të bukur të fakultetit tonë juridik, me rastin e promovimit të

librit tim” Publicistika e absolventit”.

Duke marrë parasysh fjalën e parë të shpallur të porosisë hyjnore, në

Kur’an  nga Krijuesi fuqiplotë,  ”Ikre”  që në përkthim  në gjuhën tonë  të

bukur shqipe do të thotë: “Lexo, mëso, studjo”, falënderoj Zotin e

madhëruar që më ka mundësuar që nëpërmes leximit, mësimit, studimit 

gjatë këtyre viteve të kaluar   në fakultetin juridik të Universitetit të

Prizrenit, të jap  kontributin tim modest në ngritjen e aspektit shkencor  të

Universitetit të Prizrenit në përgjithësi e të fakultetit juridik në veçanti me

botimin e librit tim me titull”Publicistika e absolventit” për t’u lënë si

trashëgimi  brezavë të rinjë në përgjithësi , e kolegëve të fakultetit juridik në

veçanti,  një vepër të shkruar, e cila shpresoj  t’ju shërbej si fanar ndriçues në

rrugëtimin e tyre jetësor me plot batica dhe zbatica.

Intelektuali e ka obligim moral që atë dituri sado paktë që e posedon,

të lëjë në trashëgimi pasardhësve, e sidomos  juve kolegëve të rinj qoftë

përmes fjalës së shkruar, artit, shkencës, apo kulturës në përgjithësi, me

ç’rast lidhur me këtë do të  citoja thënien e veprimtarit dhe shkrimtarit tonë

të shquar kombëtar,  Adem Demaçit :

“ Fatkeqësisht ne edhe sot si popull në shumicën e rasteve jemi më

shumë të përfshirë nga stihia sesa nga një përparimi si duhet dhe sa duhet.

Prandaj sa i takon, dijes, vetëdijes e organizimit si popull ende jemi në bisht

të Evropës. Kjo është një e vërtet fortë e hidhur, mirëpo poqese nuk e

tejkalojmë edhe më tutje do të mbetemi popull i vonuar”, shpresoj që bile

tani e tutje ju kolegë  të rinjë të mos jeni prej të vonuarëve.

Përgjatë këtyre katër viteve të ndjekjes së studimeve të mia në

fakultetin juridik të Universitetit të Prizrenit, falënderoj të gjithë profesorët

dhe asistentët  për ligjeratat dhe ushtrimet e ndjekura, prej të cilëve mësova

shumë, gjatë së cilës arrita të zgjerojë horiziontet e dijes edhe në fushën e

drejtësisë , e cila më ka ndihmuar bukur shumë shumë në  pasurimin e fjalës

sime të shkruar,  pasi që e drejta si shkencë ka impakt përveç tjerash edhe në

politikë, histori, fe, drejtat dhe liritë njerëzore, marrëdhënet ndërkombëtare,

të cilat si të tilla, këto fushat janë prezente  në shkrimet e mia.

1

·         Libri im “Publicitika e absolventit”, përfshin analizat politike,

shkrimet publicitike, punimet seminarike dhe punimet shkencore që i kam

shkruar gjatë kohës së studimeve në fakultetin juridik të Universitetit të

Prizrenit. Posaqërisht e falenderoj dekanin e fakultetit juridik, profesorin tim

Arif Riza i cili më mundësoi që promovimin e librit tim të mbajë në këtë

amfiteatër të bukur të fakultetit tonë juridik në mesin e kolegëve,

profesorëve, asistentëve dhe studentëve.

Njashtu falënderoj të gjithë kolegët e mi në përgjithësi, e sidomos

kolegët e rinjë në veçanti, pasi që atyre ju mbetet e ardhmja , me të cilët me

të vërtet ishte kënaqsi për mua, që kam kaluar kohën së bashku me ta gjatë

këtyre katër viteve të studimeve , përveq tjerash duke u përpjekur që në një 

mënyre të jem mostër  se si edhe në këto vite mund të studjohet, e që kolegët

të rinjë të kenë edhe më shumë kurajo dhe vullnet për studimet  e tanishme

bachelor, dhe më tutje që të vazhdojnë  edhe në studimet  master e

doktoraturë. Ka qenë kënaqësi për mua dhe i përshëndes të gjithë në

përgjithësi, e në veçanti, i jap drejt vetvetes që publikisht të veçojë këtu në

këtë audiencë, koleget Donika Morina, Driola Susuri, Besiana Qollaku dhe

Blerina Halitjaha që fakultetin juridik me  sukses të  plotë  do ta kishin kryer

jo vetëm në cilin do universitet tjetër  shqiptar, por edhe  në cilin do

universitet tjetër evropian apo botëror.

          Në përmbyllje të këtij fjalimi rasti, më lejoni që të falënderoj zotëri

Mexhid Yvejsin, nga Gjakova, të cilit i ra barra më  madhe me rastin e

përgatitjes së librit tim  dhe kumtesës së përgatitur,  dr. Halil Ibrahimin për

kohën e ndarë  gjatë leximit të librit dhe kumtesën e përgatitur, duke marr

parasysh obligimet e t’ia në fakultet dhe punët e t’ia studjuese hulumtuese që

është duke kryer gjithandej Kosovës. Poashtu falenderoj edhe shokun tim, 

Rexhep Ibrahimin për realizimin e bukur të kopertinës së librit  dhe

rradhitjes komjuterike të librit.

          Në fund ju falënderoj  të gjithë të  pranishmit, që ndat disa çaste nga 

koha e juaj e çmuar, për të marrë pjesë në promovimin e librit tim , me ç’rast

më nderuat dhe nga zemra ju falënderoj të gjithëve prezent, në këtë

amfiteatër të bukur të fakultetit juridik në veçanti e të  Universitetit të

Prizrenit në përgjithësi. 

                           Ju faleminderit të gjithëve  për vëmendje!

11.05.2016                                                              Me respekt:

P r i z r e n                                                             Faik Miftari

  

2

Pas fjalës përshëndetëse të autorit të librit”Publicistika e Absolventit” Faik Miftari tha: Me kaq po e përmbyllim këtë eveniment kulturor, duke ju falënderuar për pjesëmarrjen e juaj. Në fund autori i librit shpërndau disa dhjetëra ekzemplar të librit audiencës. Libra ka 343 faqe. 

Mexhid YVEJSI, Prizren