Krijimi i Izraelit ishte gabim i Britanisë së Madhe
Ken Livingston, ish kryebashkiak i Londrës në fjalimin e tij anti izraelit ka cek se themelimi i Izraelit ishte gabim i madh.Livingston duke cek deklaratën e Balfurit thotë se hebrenjtë atëherë kanë ndarë me miliona dollar që të arrihet deklarata e Balfurit me qëllim të përndjekjes së palestinezëve nga trojet e tyre shekullore. Ai theksoi se Britania e Madhe ka bërë gabim të madh me themelimin e Izraelit, ai më tutje shtoi:” Themelimi i Izraelit ishte gabim historik, pasi që teritori i Palestinës që nga lashtësia i ka takuar palestinezëve, pas Luftës së Dytë Botërore, hebrenjëve ka qenë dashtë t’ju mundësohet qëndrimi në ndonjë nga shtetet evropiane apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ken Livingstone ishte kryebashkiak i Londrës nga viti 2000-2008, ndërsa nga viti 1981 gjer në 1986 ishte kryetar i Këshillit të lartë të Londrës, njashtu ka qenë edhe në funksion në parlamentin britanez. Sipas fjalëve të ish kryebashkiakut të Londrës, izraelitet nuk kanë bërë kurrgjë që të jetojnë në mirëqenie me palestinezët, dhe nga fillimi ishin për përndjekjen e palestinezëve. Kaluan 68 vite nga okupimi i teritoreve palestineze, por plaga është akoma e freskët. Gjatë dekadave të kaluara palestinezët ishin të ballafaquar me ndjekje, vrasje, gjenocid dhe sulmet kontinuale nga ana e regjimit cionist. Shumica e arabëve nga Palestina kundërshtonin shtetin hebrenj apo imigrimin çifut të përmasave më të mëdha, e cila shpesh drejtohej me përndjekjen nga toka e tyre.
“Nuk është konsultuar në asnjë nivel të përgatitjes së planeve evropiane në dispozicion me atdheun e tyre dhe ta në asnjë mënyrë nuk janë ndier të obliguar që të pranojnë realizimi e ri”.”Ky qëndrimi në përgjithësi tregohet “e paparanueshme” apo”antisemitizëm” në literaturë amerikane e cila synon të pranojë qëndrimin fillestar të cilin e ka shprehur lordi Arthur Balfuri, përpiluesi i deklaratës së Balfurit me të cilin Britania është detyruar ”të lehtësojë themelimin e shtetit të popullit hebrenj në Palestinë” nën kushtin se”nuk do të bëjë asgjë që do të dëmtonin drejtat qytetare dhe fetare të bashkësive ekzistuese arabe në Palestinë”. Numri i madh i palestinezëve, një milion jetojnë në kampet në Bregun Perëndirmor dhe Rripin e Gazës si dhe afër kufijve të Libanit, Jordanisë dhe Sirisë. Të tjerët jetojnë jashtë kampeve, por pa kurrfarë shtetësie. Shumica e palestinezëve të brezit të mesëm të palestinezëve kanë lind në kampet e refugjatëve. Myslimanët palestinez në ato kampe jetojnë në kushtet e vështira dhe primitive.
Gjatë viteve të okupimit janë kryer krime të shumta dhe masakrat mbi palestinezët, ndërsa më shumë se shtatë qind mijë palestinez nga fillimi i okupimit janë burgos. Në fillim të viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, udhëtimi i palestinezëve të cilët jetojnë në Izrael, për të kaluar në Jeruslaemin lindor iu nevojitet leja e qeverisë. Kjo jo vetëm që kufizon aktivitetin ekonomik palestinez, por kufizon edhe drejtat themelore të edukimit, shëndetësisë dhe lirisë fesë.