Miratohet drafti i reformës Në drejtësi. Ndizet llampa E bardhë drejt europes
Palët në Komisionin e Posaçëm ranë sot dakort që t’i hapin rrugë diskutimit nen për nen. Vendimi përshëndetet nga ambasada amerikane dhe ambasadorja e BE-së. Në Shqipëri Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka miratuar sot në parim projektin e ndryshimeve kushtetuese, të rishikuar nga ekspertët e Misionit amerikan të Ndihmës ligjore OPDAT dhe atij europian EURALIUS. Miratimi është bërë në unanimitet si nga përfaqësuesit e shumicës dhe nga ata të opozitës, duke i hapur rrugë diskutimeve nen për nen. Vendimi u përshëndet menjëherë si nga ambasada amerikane ashtu dhe ambasadorja e delegacionit të Bashkimit europian.
Mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës, ishte paraprirë nga jo pak dilema. Një natë më parë opozita duke shprehur qëndrimin e saj në favor të tekstit të rishikuar nga ekspertët e misioneve amerikane dhe europiane, OPDAT dhe EURALIUS, ishte shprehur kundër miratimit të saj në parim, si një procedurë ekstrakushtetuese. Megjithatë duket se situata kishte evoluar dhe palët ranë dakort gjatë që ta votonin në parim. Pas mbledhjes nënkryetari i Komisionit DEMOKRATI Eduard Halimi e shpjegoi se “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese, nuk duhet të interpretohet, ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve POLITIKE, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim”
Projekti i rishikuar ka përfshirë përmirësime të shumta, por se do të duhet të diskutohen diskutohen pikat për të cilat janë ofruar disa zgjidhje. “Janë çështje që kanë të bëjnë me institucione të reja Kushtetuese dhe me emërimet e këtyre institucioneve apo me ndërprerjen e mandateve kushtetuese, janë çështje politike për të cilat qoftë ekspertiza ndërkombëtare, qoftë Komisioni i Venecias pothuajse në të gjitha paragrafët e tij, ia adreson politikës”, deklaroi zoti Halimi.
Zoti Xhafa tha se ka propozuar një kalendar intensiv punimesh për ditët në vijim: “E kemi ndarë procesin në 6 kapituj dhe kam propozuar një axhendë të ngjeshur pune anëtarëve të komisionit dhe shpresoj të ecet me këtë ritëm, me shqrtimin e cdo kapitulli hap pas hapi. Nëse ka realisht vullnet të sinqertë ne do të mund të përfundojmë në kohë të gjithë këtë proces”.
SI pasoje, vendimi i sotëm i Komisionit u përshëndet menjëherë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara. “Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi, thekson Ambasada Amerikane. Kjo reforme me miratimin e saj, ti të celë rrugën për negociatat në cështjen e Integrimit Europian si një makth i cili do të marrë fund për mbarë shqiptarët.