Kulturë

Edicioni i 33 i Garave Kur’anore mbahet të marten në Teheran

Shorti për edicionin e 33-të të Garave N]dërkombëtare Kur’anore  në Republikës Islamike të Iranit do të mbahet të martën.

Sipas komisionit organizues, barazimi do të përcaktojë se kur një këndues i Kur’anit  do të këndon sërish apo një hafiz  i Kur’anit ka për të kunduar sërish, përgjigjen do ta jep juria.

Ceremonia e hapjes së Garave Ndërkombëtare Kur’anore është planifikuar për të mërkurën, më 11 maj 2016.

Sipas Qendrës për Çështje Kur'anore dhe  Organizatës për Çështje Fetare dhe Bamirësi të Iranit, garat këtë vit do të organizohen nga maj 11-17 maj 2016 në Tehera, në Xhaminë e Imam Humejnit  (r.a.).

Deri vitin e kaluar, Garat  Kur’anore Vjetore zhvilloheshin në Sallen e Samitit Islamik në veri të Teheranit.

Ngjarja Kur'anor Ndërkombëtar tubon këndues dhe hafizë të Kur'anit nga e gjithë Bota Muslimane çdo vit.

Në vitin 2015, 67 këndues të Kur'anit dhe 62 hafizë të Kur’anit nga 81 shtete morën pjesë në edicionin e 32-të të Garave Ndërkombëtare Kur’anore  të cilat u mbajtën nga 15-22 maj 2015.

22 ekspertë të Kur'anit nga Irani dhe shtete të të tjera të formuan jurinë e Garave Ndërkombëtare Kur’anore. 

Burimi: IQNA News