Kthimi i Iranit në tregun botëror të naftës
Teherani është nikoqir i panairit vjetor të naftës dhe gazit, të parin të këtij lloji pas ndërprerjes së sankcioneve dhe kthimit të Iranit në tregun botëror. Përfaqësuesit e shumë kompanive ndërkombëtare kanë ardhur në panair, me shpresë se së shpejti do të fillojnë biznesin me njërin nga prodhuesit më të mëdhenjë botëror të naftës. Në panairin e 21-të të naftës dhe gazit, biznismenët po njoftohen dhe po bisedojnë. Ndërsa kompanit e naftës janë duke prezentuar produktet më të reja. Vizitorët janë të shumtë. Por duket se pak janë të lumtur sikur Sajed Alavi.”Shumë jam i emocionuar”, ka thënë ai, Allavi është kryetar i Këshillit të kompanisë iraniane OEOC, e cila shfrytëzon valet e zërit për gjetjen e naftës. Ai cek se numri i madh i vizitorëve është rezultat i shfquqizimit të sankcioneve shumëvjeqare të cilët e kanë frenuar industrinë e naftës së Iranit.”Nuk kemi pas mundësi të eksportojmë naftën. Nuk kemi mundur të zhvillojmë këtë sektor pasi që zhvillimi i saj kërkon teknologjinë dhe zgjerimin e kompanive, e kjo neve na është mohuar”, ka thënë Sajed Allavi. Nga shfuqizimi i snaksioneve kompanitë ndërkombëtare po kthehen dhe po duan të punojnë me neve.
“Unë do të thoja se jam dukshëm optimist. Ndoshta do të duhej pak kohë, por puna po rritet”, ka thënë Claudio Conti, përfaqësuesi i kompanisë GWC. Zyrtarët iranian të naftës kanë publikuar se Irani e ka rritur prodhimtarinë e naftës në nivelin para vënjes së sankcioneve, në 2, 2 milion barel në ditë.”Për shkak të ndërprerjes së sanksioneve ndërkombëtare, janë shumë emocione dhe kujdesi i madh është drejtuar në industrinë iraniane të naftës. Megjithatë edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, Iranit nga profiti i naftës nuk do të jetë i mjaftueshëm që të përmirësojë ekonominë. E për këtë shkaktar është ulja drastike e çmimit të naftës”. Para dy vitesh çmimi i naftës ishte 110 dollar për barel. Sot ajo është rreth 45 dollar. Për Iranin rrënja e çmimit të naftës sjell humbje në vit prej 52 miliard dollar. Për të përforcuar ekonominë, konsiderojnë ekspertët, Iranit i nevojitet zgjerimi i industrisë së llojllojshme, si dhe përmirësimi edhe në sektorët tjerë, përveç naftës dhe gazit. Por për Allavinë, kthimi i industrisë së naftës në tregun botëror, shtyllë e ekonomisë iranian, është shenja se Irani është duke lëvizur në drejtim të duhur.