Siguria nacionale prioritet numër një e Iranit
Lideri i revolucionit islamik ka vënë theksin në kontrollin e plotë dhe serioz të zyrtarëve policor mbi” mendimin e shëndoshë, veprat dhe moralin e të punësuarëve “ si dhe “ sigurimi i sigurisë shoqërore dhe morale”. Ajetullah Hamenei sot në takimin me komandantët dhe zyrtarët e forcave policore të Republikës Islame të Iranit e ka quajt çështjen e sigurisë prioritetin shumë të rëndësishëm dhe primar, duke cekur faktin se pa sigurinë nuk është e pranueshme jeta e përditshme e popullit si dhe aktivitetet shkencore, universitare, ekonomike dhe administrative, më tutje ai theksoi:”Veprimi dhe akcionet në hapësirën e rezistencës së ekonomisë dhe formimin e brezit familjar të ekonomisë endogjene, njashtu kërkojnë siguri”. Ajetullah Hamenei shqyrtimin e rrënjëve të pasigurisë nga ana e forcave policore dhe instituteve përgjegjëse i ka quajt të rëndësishme dhe ka cek:” Korektësia, kujdesi dhe ndjenja e motivimit të lartë tek zyrtarët e lartë policor, si dhe sjellja sinqerte dhe atërore e ministrit e punëve të brendshme ndaj forcave policore, është rasti i volitshëm të cilin duhet shfrytëzuar më tepër para se të realizohen qëllimet e përshkruara”.
Lideri i revolucionit islamik formimin e një pamjeje të plotë të forcave policore në vetëdijen e popullit e ka quajtur domosdoshme dhe shtoi:” Forca dhe ashpërsia pa dhunë, korrektësia e brendshme, prezenca e shpejtë dhe me kohë, dhembshmëria dhe ndihma popullit si dhe legalizmi janë faktor që do të krijojnë pamjen pozitive për forcat policore”.
Ajetullah Hamenei njashtu e ka vlerësuar procesin e zhvillimit, përkundër përpjekjeve 37 vjeçare të armiqëve, të mira dhe në mënyrë kontinuale dhe ka shtuar: ”Sistemi islamik me mbështejen e popullit, e ka dëshpëruar armikun, si dhe përpjekjen e armikut të krijojë josiguri, pesimizëm dhe përçarje në vend si rezultat i zemërimit të tij për shkak të zhvillimit të Iranit”.
“Lideri i revolucionit islamik ka ftuar të gjithë zyrtarët dhe popullin të kenë kujdes në unitetin ekzuistues në vend, dhe shtoi se: ”krijimi i dy rrymave, dy frakcioneve dhe dy poleve është goditje vdekjepruese në të cilin insiston armiku”.