Bosna Hersek

Hapja solemne e xhamisë së rindërtuar Ferhadie në Banjallukë

Manifestimit solem të hapjes së xhamisë së rindërtuar të Ferhadisë në Banjallukë, pas 15 vitesh nga fillimi i rindërtimit dhe 23 vjet nga rrënimi i sajë me 7 maj 1993 kanë marrë pjesë më shumë se 5000 besimtar dhe numër i madh i të ftuarëve. Gjatë programit të hapjes solemne, të pranishmëve iu janë drejtuar me porosi të paqes dhe ripërtritjes së bashkëjetesës mes përkatësive fetare të ndryshme, Bakir Izetbegoviqi, Ahmet Davutogllu, Hysein ef. Kavazoviqi, Mehmet ef. Gyrmezi, Osman ef. Kozliqi, pjesëtarët e bashkësive fetare në Bosnjë e Hercegovinë, katolike, ortodokse dhe hebreje.

Në programin fetar kanë marrë pjesë lexuesit e Kur’anit nga Turqia dhe BeH-ja, si dhe disa ilahi të korit të medresesë së Gazi-Husrev beut. Para prerjes solemne të shiritit, duanë e ka lexuar ish reisi Mustafa ef.Ceriqi dhe më pas është falë namazi i drekës në xhaminë e re të rindërtuar të Ferhadisë në Banjallukë. Shiritin bashkarisht e kanë prerë, kryesuesi i kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës Bakir Izetbegoviqi, kryeministri turk në dorëheqje Ahmet Davutogllu, reisi i BeH-së Hysein ef. Kavazoviqi, kryetari i Dijanetit të Turqisë Mehmet ef. Gyrmezi, si dhe myftiu i Banjallukës Osman ef. Kozliqi. Me prerjen solemne të shiritit, xhamia e Ferhadisë në Banjallukë edhe zyrtarisht u hap.

Ferhadia ishte e larguar nga pamjet e juaja, por jam i bindur se kurrë nuk ka qenë e larguar nga zemrat e juaja, ka porositur reis ul ulema i Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqi në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e  hapjes solemne të xhamisë së rindërtuar të Ferhadisë në Banjallukë. Kavazoviqi të gjithë të pranishmëve i ka përgëzuar  hapjen e Ferhadiesë. Ka porosit se kjo është ditë e gëzuar për të gjithë. Reis ul ulema Kavazoviqi ka cituar ajetin e 13 së kaptinës së Kur’anit  në të cilin shkruan se Zoti i ka krijuar njerëzit në fise dhe popuj të ndryshme për të njoftuar mes vete.

Dita e sotshme nuk është vetëm dita e hapjes së një xhamie të re të ndërtuar. Kjo është ditë e pendimit për mëkatet në të cilin para 23 vitesh janë kryer në këto hapësira kundër njerëzimit, ka deklaruar Mehmed ef. Gyrmezi, kryetari i Dijanetit të Turqisë në manifestimin e hapjes së xhamisë së rindërtuat  të Ferhadisë.Gyrmezi në paraqitjen e tij ka cek se dita e sotshme nuk është vetëm ditë e hapjes së xhamisë së Ferhadisë, e cila është ndërtuar para 500 vitesh, dhe pas rrënimit  të saj me 7 maj 1993,  përsëri në ditët e sotshme është hapur pas rindërtimit të saj.

“E falënderojë Zotin që e përjetova këtë ditë dhe e ndava së bashku me juve. Para katër vitesh gjatë muajit të Ramazanit një mikut tim i pata thënë:”Një ditë po të ishte zhdukur bota, e  të mbetej Sarajeva, njerëzimi nuk do të kishte dështuar”. “Kur flitni me fjalët drejt veshëve, do t’ju kuptoj vetëm ndonjëri, por kur flitni nga zemra të gjithë do t’ju kuptojnë. Kam ardhur para 78 milion qytetarë të Turqisë që t’ju dëshirroj dhe t’ju përgëzoj hapjen solemne të xhamisë së Ferhadisë.Keni 78 milion miqë edhe kur jeni të lumtur por edhe kur jeni  të dëshpëruar, ne do t’ju përkrahim. Ferhadija është porosia e paqes qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të gjithë të tjerëve në botë”, ka thënë Ahmet Davutogllu, kryeministri në dorëheqje i Turqisë.