Kulturë

Dorëshkrime të Kur’anit paraqiten në një ekspozitë në Kuvajt

Një seri e dorëshkrimeve të Kur'anit të Shenjtë janë vënë në shfaqje në një ekspozitë në qytetin Kuvajt.

Ekspozita është hapur në margjinat e Edicionit të 7-të Garave Kur’anore Ndërkombëtare, të Kur'anit të Shenjtë, njofton faqja alkhaleej website. 

Qendra për Kulturë dhe Trashëgimi  Xhuma al-Mexhid  është  organizatore e ekspozitës.

Qendra, e cila e ka selinë kryesore në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka rreth 500,000 libra, duke përfshirë 50.000 kopje të shkruara me dorë.

Në paraqitje, në shfaqje në Expo Kuvajti janë edhe dorëshkrimet e ekspozuar nga njohurit  Kur'anore dhe vepra për çështje të ndryshme Kur'anore.

Garat e 7-ta Kur’anore Ndërkombëtare  janë duke u zhvilluar në Kuvajt, në këtë shtet arab në Gjirin Persik që nga dita e mërkurë.

Rreth 100 garues nga 55 vende po marrin pjesë në këtë ngjarje Kur'anore Ndërkombëtare.

Garat do të zhvillohen deri më 20 prill 2016 dhe fituesit do të shpërblehen në ceremoninë e mbylljes që do të ndiqen nga Emiri i Kuvajtit.