Udhëheqësit e krishterë sirianë i drejtohen SHBA-ve për t'i dhënë fund mbështetjes për rebelët kundër - Assadit
Shkruan: Elizabeth Dias
Të krishterët ortodoksë armenë mblidhen në kishën e tyre të Shën Sarkis-it në Damask e Vjetër për shërbim të Krishtlindjeve, më 6 janar 2014.
Historitë e treguara nga pesë krerët
më të lartë të krishterë sirianë rreth
tmerreve në kishat e tyre që janë duke përjetuar nga duart e ekstremistëve
islamikë janë biblike në brutalitetin e tyre.
Peshkopi Elias Toumeh, përfaqësues i
Patriarkut të Kishës Ortodokse Greke të Antiokisë dhe Gjithë Lindjes, tregon
për funeralin që ai e ka udhëhequr dhjetë ditë më parë, për trupin pa kokë të
një prej anëtarëve të famullisë tij në Marmarita. Prifti Adeeb Avad, zëvendës
moderator i Sinodit Kombëtar Ungjillor të Sirisë dhe Libanit, shpjegon se si
kryengritësit hodhën në erë kishën e tij dhe pastaj vuri gishtin në regjimin. Peshkopi
Armash Nalbandian, kryepeshkop i Kishës Ermene të Damaskut, thotë se ai është
njoftuar nga Facebooku nga një peshkop se shokët në Haleb po udhëtonin kur
luftëtarët e opozitës e ndalën autobusin e tyre, iu kërkuan letërnjoftimet
armene, dhe pastaj i morën me vete. Luftëtarët, rrëfen Nalbandian, u kthyen
disa orë më vonë me një kuti, në të cilën ata thënë se kishte ëmbëlsira . Por,
brenda në kuti ishin dy kokat armene.
Tregimet e ipeshkëve janë vështirë
për të verifikuar në mënyrë të pavarur dhe numri i të vdekurve gjatë luftës, jo
vetëm në bashkësitë e krishtera në Siri, shkon në më shumë se 130.000 njerëz të
vrarë që nga fillimi i luftimeve dhe të paktën dy milionë të tjerë kanë ikur
nga vendi. SHBA
duhet të ndryshojë politikën e saj dhe duhet të zgjedhin rrugën e diplomacisë
dhe dialogut, jo të mbështesin rebelët dhe jo duke i quajtur ata luftëtarë të lirisë
, thotë Nalbandian.
Ky është delegacioni i parë i këtij
lloji që viziton Uashingtonin që kur kriza
filloi tre vjet më parë dhe pesë
anëtarët e tij përfaqësojnë komunitete të ndryshme të krishtera kyçe në vend. Avad,
Toumeh dhe Nalbandian ishin të shoqëruar
nga Prifti Riad Jarjour, pastor prezbiterian nga Homsi, dhe Peshkopi Dionisi Jean Kavak, Mitropoliti i
Kishës Ortodokse të Sirisë. Instituti Westminster dhe Barnaba Aid, dy grupe që
përqëndrohen në lirinë fetare dhe lehtësim për komunitetet fetare të
kërcënuara, sponsorizuan udhëtimin e tyre.
Peshkopët janë duke kërkuar që
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë presion mbi vendet si Arabia
Saudite, Katari dhe Turqia për të ndaluar mbështetjen dhe dërgimin e
luftëtarëve terroristë në Siri . Problemi i vërtetë është se opozita e fortë
ushtarake në terren, është një opozitë e huaj , shpjegon Avad, duke
argumentuar se mbështetja e SHBA të grupeve të opozitës do të thotë mbështetje
për luftëtarët e huaj terroriste . Ata janë duke vrarë dhe të sulmuar kishat dhe klerin, murgeshave dhe duke djegur shtëpitë dhe hajnë zemrat dhe kokat
e prera të njerëzve, ” tha Avad.
Kishat e krishtera siriane nuk po
bëjnë thirrje publikisht për mbështetjen e plotë të regjimit të Assadit, sepse,
kështu do të rrezikojnë më tej pasuesit e tyre.
Në vend të kësaj, pra të thirrjes publike, ata janë duke u takuar
privatisht me ligjëvënësit, me diplomatë dhe analistë. Të dielën në mbrëmje,
ata biseduan me republikanin Frank Wolf ( Republikan nga Virgxhinia) në Kishën
Katolike të Shën Gjonit afër McLean-it. Të
hënën, ata vizituan Gjykatën, Fondacionin Heritage dhe Universitetin Katolik të
Amerikës. Të martën, ata u takuan me Republikanen Anna Eshoo ( Demokrate nga
Kalifornia), Republikanin Robert
Aderholt ( Republikan nga Alabama) dhe Republikanin Lui Gohmert ( Republikan
nga Teksasi.), dhe më pas u takua me udhëheqësit e Komisionit të SHBA për
liritë fetare. Formacioni i së mërkurës
përfshinte Sen. Lindsay Graham ( Republikan nga Karolina Jugore), Senatori John
McCain ( Republikan nga Arizona), Senatori Joe Mançin ( Demokrat nga Virxhinia
Perendimore, zyrtarë të Departamentit të Shtetit, duke përfshirë
Lawrence Silverman, pranë Zyrës për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe
Punësimit dhe pastaj ndalesën përfundimtare në Institutin Amerikan për Paqe.
Ka qenë një çështje e vështirë për të
fituar simpati, përkrahje për të krishterët dhe pakicat e rrezikuara që mbështesin
Assadin. Presidenti Obama vetëm shkurtimisht përmendur Sirinë, të martën,
Në Siri, ne do të mbështesim opozitën që refuzon axhendën e rrjeteve
terroriste, tha ai . Diplomacia amerikane, mbështetur nga
kërcënimi i forcës, është arsyeja pse armët kimike të Sirisë janë duke u
eliminuar, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për
të ardhmen e popullit, një të ardhme pa
të diktaturë, pa terror dhe frikë. “Të krishterët në SHBA duhet të informohet
nga udhëheqësit e tyre në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Siri. Historia e
dhunës kundër pakicave fetare nuk duhet të lejohet të përsëritet.
Wolf ka mbrojtur kauzën gjatë
qëndrimit të tij në Kongres, por ai del në pension në fund të këtij mandati.
Shumica e amerikanëve nuk e kuptojnë se të krishterët në të gjithë Lindjen e
Mesme janë në rrezik të madh dhe shpesh kanë qenë të detyruar të lënë vendin e
tyre për shkak të përndjekjes dhe kërcënimeve nga muslimanët e radikalizuar ,
thotë ai . Në qoftë se ne duam një demokraci të vërtetë, të
krishterët dhe zëra të tjerë të pakicave fetare duhet të ndajnë procesin e
vendim -marrjes dhe sigurisht jo të persekutohen, të frikësohen për jetën e
tyre për shkak të elementeve ekstremiste që janë në në Siri.
Tregimet ipeshkvnore janë të ngjashme
me raste të tjera të zymta të dhunës kundër të krishterëve gjatë luftës.
Shkolla e krishterë në Damask u bombardua në nëntor. Një muaj më vonë, një
duzinë murgeshash ortodokse greke janë marrë nga Manastiri Takla Malula.