Udhëheqësi i muslimanëve tajlandezë Phitakkumpon përuron xhaminë në Kampusin e Universitetit Princesha e Naradhivas
Udhëheqësi i muslimanëve tajlandezë Aziz Phitakkumpon ka hapur një xhami në kampusin e Universitetit Princesha e Naradhiwas (PNU), një institut ku shumica e studentëve janë myslimanë, në Tajlandë.
Phitakkumpon kryesoi ceremoninë e hapjes së xhamisë në kampusin e Universitetit Princesha e Naradhiwas (PNU), duke shërbyer si një vend për aktivitete fetare të kryera nga studentët dhe publiku.
Ai thotë se xhamia është konsideruar si një vend ku muslimanët mblidhen dhe kryejnë aktivitetet fetare së bashku, duke shtuar se vendimi i i Universitetit Princesha e Naradhiwas (PNU), për ndërtimin e kësaj xhamie është një vepër madhështore sepse 80 për qind e nxënësve të Universitetit Princesha e Naradhiwas (PNU), PNU janë muslimanë, dhe kjo xhami do të ndihmojë për të mësuar studentët që të bëhet njerëz të mirë sipas parimeve Islame.
Një xhami e ndërtuar në një kampus universitar do të ndihmojë në promovimin e diversitetit në shoqëri dhe për të inkurajuar njerëzit që të jetojnë së bashku në harmoni, si dhe për përfitimin afatgjatë në provincat jugore kufitare, tha ai më tej.
Shumë njerëz, duke përfshirë edhe zyrtarë të qeverisë, drejtuesit e universitetit, udhëheqësit fetarë nga Malajzia, dhe ish ministrit i arsimit i Indonezisë, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë në kampusin e Universitetit Princesha e Naradhiwas .
Në Universitetin Princesha e Naradhiwas janë mbajtur edhe ligjërata të veçanta me këto tema Xhamia dhe promovimi i paqes në provincat jugore kufitare, dhe Çfarë mund të ofrojë një xhami në kampus të universitetit për studentët dhe komunitetin në këtë rast të veçantë.