Siria

Militantët e Sirisë hyjnë në Turqi, pavarësisht sigurisë në kufi...

Kryetari turk, Abdullah Gul thotë se vendi i tij nuk është në gjendje që të parandalojë depërtimin e militantëve nga Siria fqinje në territorin e tij, përkundër masave të forta të sigurisë përgjatë kufirit.
     Abdullah Gul i tha shtypit turk të hënën, në Nju Jork, ku po merr pjesë në Sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, se grupet radikale hyjnë  në Turqi nga Siria dhe se kjo çështje është bërë një shqetësim serioz për sigurinë kombëtare.
     Ne nuk jemi të aftë për të parandaluar depërtimet terroriste, përkundër të gjitha masat që kemi marrë, duke marrë parasysh edhe  vendosjen e topave dhe tankset përgjatë kufirit turko-sirian, tha presidenti turk.
      Kryetari Gul i bëri këto komente një ditë pasi ai u tha gazetarëve se Ankaraja nuk do të tolerojë El-Kaiden dhe grupe të tjera që paraqiten në konfliktin sirian.
    Ne nuk do të lejojmë asnjë formacion përtej kufijve tanë, që do të kërcënojë Turqinë dhe tërë rajonin. Ne kurrë nuk mund të tolerojmë këtë, tha Gul, i cili u citua nga gazeta ”Milliyet” të dielën.
     Ankesa e kryetarit Gul vjen përkundër faktit se Ankaraja ka qenë një nga mbështetëset kryesore të militantëve që luftojnë kundër qeverisë siriane, që nga fillimi i trazirave në këtë shtet arab. Ankaraja është duke i përkrahur militantët me të dy krahët dhe me të holla.
     Javën e kaluar, Turqia mbylli njërin prej vend-kalimeve  të saj kufitare, ku kishte luftime në Siri ndërmjet al-Kaides dhe grupeve të ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane në qytetin verior sirian, Azazi, i cil ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë.
    Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjeprurëse që nga marsi i vitit 2011.
     Një numër shumë i madh i luftëtarëve që veprojnë brenda Sirisë,  sipas raportve të sakta, janë shtetas të huaj. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal, sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia, janë duke i përkrahur luftëtarët kundër qeverisë së Damaskut.
{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}