Dhjetë sulme që SHBA nuk do që ju t’i përmendni
Washingtoni s’ka nevojë për ndonjë autorizim të ligjëshëm për të ndëryhyrë në Siri. Ai ka nevojë për autoritetin moral. Ne po flasim për një qeveri e cila ka pas krahëve një histori përdorimi të armëve kimike ndaj të pafajshmëve me përmasa shumë më madhore dhe vdekjeprurëse se sa një akuzë e thjeshtë ndaj Asadit e paraqitur nga një njësi ushtarake komplekse perëndimore, e cila u shtye me pretekstin e nevojës për hetime të mëtejshme më të hollesishme.
Kjo është një listë e 10 sulmeve me armë kimike të kryera nga qeveria e SHBA-së dhe aleatëve të saj ndaj civilëve
- 1. Përdorimi i kimikateve, rreth 20 miljon gallon* nga ana e ushtrisë amerikane në Vietnam nga 1962 - 1971
Gjatë luftës në Vietnam, ushtria amerikanë ka shpërndarë rreth 20 miljon gallona kimikatesh, duke përfshirë edhe një nga toksikët më të fortë siç është dhe Agjentin Portokall* nëpër pyjet dhe fusha të Vietnamit dhe në vende fqinje e cila shkaktoi plerat ushqyese, shkatërroi ekologjinë e xhunglave si dhe mori me mijëra jetë të pafajshmish. Sipas disa statistikave nga ana e qeverisë vietnameze: rreth 400.000 njerëz janë vrarë, 500.000 fëmijë kanë lindur me defekte dhe mutacione dhe 2 miljon kanë vuajtur nga kanceri ose sëmundje të tjera. Në vitin 2012 Kryqi i Kuq vërtetoi se rreth një miljon njerëz kanë problem shëndetësore ose të meta fizike që lidhen me ndikimin e Agjentit Portokall.
- 2. Sulmet izraelite ndaj popullsisë palestineze me fosfor në vitin 2008-2009
Fosfori i bardhë është një kimikat i rrezikshëm që shkrin mishin e njeriut deri tek kockat. Në vitin 2009 disa shoqata të drejtave të njeriut si Human Rights Watch, Amnesty International, dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar akuzuan qeverinë izraelite se po vret me armë kimike njerëz të pafajshëm, në vendin e tyre. Madje një komisjon ndërkombëtar kërkuan të gjenin prova për të vërtetuar përdorimin e armëve kimike dhe në fillim Izraeli nuk i lejoi ato por më pas e pranoi vetë se akuzat ishin të vërteta. Pas vargut të akuzave nga ana e këtyre institucioneve joqeveritare, Izraeli madje sulmoi me armë kimike shtabin e përgjithshëm të SHBA-së në Gaza(!). Si ju duken këto raste në krahasim më çështjen në Siri? Pse Obama atëherë nuk u përpoq të bombardonte Izraelin?
- 3. Washingtoni sulmon popullsin irakene me fosfor të bardhë në 2004-ën.
Në vitin 2004 u kapën keq me ushtrinë amerikane duke filluar të raportonin përdorimin e fosforit të bardhë në Fallujah kundër irakenëve. Në fillim ushtarakët gënjyen dhe thanë që kishin përdorur fosforin e bardhë thjeshtë për të krijuar skena tymi ose për të ndriçuar ndonjë shenjestër. Më pas e pranuan që kishin përdorur si armë kimike. Në atë kohë rrjeti eleviziv i njohur RAI përgatiti një dokumentar “Fallujah, Masakra e fshehur” ku përfshinte filmime, fotografi xhirime të ndryshme madje dhe intervista me ushtarët vendas si dhe me ushtarët amerikan të cilët shpjeguan se si qeveria amerikane kishte hapur zjarr dhe kishte çuar drejt vdekjes gra dhe fëmijë .
- 4. Ndihma që CIA i dha Sadam Husejnit në maskarën kundër iranianëve dhe kurdëve me armë kimike në 1988 –ën.
Zbulimet e CIA-s vërtetuan se Washingtoniishte në djeni se Sadam Husejni po përdorte armë kimike në luftën ndërmjet Iranit dhe Irakut. Në një moment në fillim të 1988 –tës Washingtonie paralajmëroi Husejnin që t’i jepte fund luftës para se të përfundonte me një humbje vendimtare për qeverinë e Irakut. Marsi e gjeti Husejnin trim me shokët e tij duke marrë pjesë në sulmin e Washingtonit ndaj një fshati kurdësh të zënë nga trupat iraniane. Si pasojë e armëve kimike u vranë 5000 vetë dhe u plagosën 10.000 të tjerë. Dhe më mijëra të tjerë vdiqën pas disa vitesh si pasojë e lëndëve kimike me sëmundje, lindje me difekte, etj.
- 5. Përdorimi i armëve kimike në Residents of Poor, Black St. Louis Neighborhoods në vitin 1950
Në fillim të vitit 1950 ushtria ngriti një rrjet ventilatorësh motorrik nëpër kodrat e vendeve me investim të ulët sidomos në rrethinat e St. Louis-it duke përfshirë dhe vende ku rreth 70% e popullsisë ishin fëmijë të moshës nën 12 vjeçare. Qeveria lajmëroi vendin se po eksperimentonte disa perde tymi për të ruajtur vendin nga sulme ruse por realisht po “bombardonte” ajrin me qindra tonelata pluhur zinku të llojit cadmium sulfide. Qeveria e pranoi që ne tym kishte edhe një lënd të dytë kimike: kishte apo s’kishte dihej që ato ishin mbetje radioactive të klasifikuara. Normal që kishte. Pas analizave të shumta një numër alarmant i banorëve vendas po vuanin nga kanceri. Në vitin 1955 Doris Spates i lindur në një nga këto lagje është një nga të mbijetuarit nga kanceri në kokë, pas vdekjes të babit të saj dhe katër motra dhe vëllezërit e saj.
- 6. Gazi lotësjellës nga ana e policisë në protestat e vitit 2011
Dhuna mizore e policisë në vitin 2011 kundrejt protestave është dokumentuar si një rast përdorimi të gazit lotësjellës dhe irritues të tjerë kimik. Gazi lotësjellës ndalohet të përdoret në luftë kundër armikut. Si mund atëherë policia të lëshoj këtë lloj kimikati ndaj protestuesëve në Oakland kur kjo gjë është e ndaluar nga ligjet ndërkombëtare madje edhe ne luftë?
- 7. Sulmet e FBI-së ndaj burrave, grave dhe fëmijëve në vitin 1993 në Ëaco me gaz lotësjellës.
Në maskarën e njohur të Ëaco-s ndaj një komuniteti paqësor të Adentistëve të Ditës së shtatë* FBI-ja përhapi gaz lotësjellës në një ndërtesë ku kishte brenda gra, fëmijë madje dhe foshnje. Gazi lotësjellës ishte lehtësisht i ndezsëhm saqë i dha flakën të gjithë ndërtesës dhe mori jetën e 49 gra e burrave, 27 fëmijëve ndër to edhe foshnje madje dhe të porsalindur. Mos harro se të sulmosh me gaz lotësjellës një ushtar të armatosur në një fushbetejë është një krim lufte, pot ë sulmosh një foshnje cfarë lloj krimi mund të jetë vallë?
- 8. Ushtria amerikane kontaminoi Irakun me uranium toksik të holluar në vitin 2003.
Në Irak ushtria amerikane ka kontaminuar mjedisin me qindra-mijëra tonelata municione të bëra me uranium të holluar një mbetje radioaktive toksike. Si rrjedhojë shumica e fëmijëve të lindur në Fallujah rreth viteve 2007-2010 kanë lindur me difekte fizike. Madje shumica e këtyre difekteve nuk janë parë as në librin shkencor të lindjeve me difekte në të gjithë Paqësorin. Madje dhe lindjet e foshnjeve të vdekura dhe kanceri ka pësuar një rritje në Irak. Christopher Busby shkencëtari dhe drejtori i Komitetit Evropian të rreziqeve radioaktive (European Committee on Radiation Risk) thotë se : “Këto janë armë që kanë shkatërruar integritetin gjenetik të popullsisë së Irakut.” Pasi përpilloi dy nga katër raportet e publikuara në vitin 2012 në lidhje me krizën shëndetësore në Irak, Busby përshkruante se Fallujah kishte “mesataren më të lartë të dëmtimeve gjentike të popullsisë në të gjithë botën.”
- 9. Ushtria amerikane vrau qindra-mijëra japonez me Napalm në vitet 1944-1945
Napalm është një xhel ngjitës dhe që merr flakë lehtësisht. Ky lloj xheli është përdorur në armët e përdorura nga ushtria amerikane. Në vitin 1980 Kombet e Bashkuara deklaroi se përdorimi i napalmit ndaj popullsisë konsderohet krim lufte. Kjo ishte pikërisht çka bëri dhe ushtria amerikane në Luftën e Dytë Botërore duke derdhur mjaftueshëm napalm sa për të djegur në Tokjo 100.000 njerëz dhe duke lënë me qindra e mijëra njerëz pa shtëpi e pa banesa nën ajrin dhe ambientin radioaktiv të kimikatit, dëmet e të cilit janë shfaqur edhe vite më vonë.
- 10. Ushtria amerikane hodhi bombën atomike në dy qytetet Japoneze në vitin 1945.
Edhe pse bombat atomike nuk quhen armë kimike unë mendoj se bëjnë pjesë në të njëjtën kategori. Ato gjithsesi përhapin një numër të madh vdekjesh për shkak të radioaktivitetit të tyre dhe janë po aq të tmerrshme dhe dëmprurëse sa dhe armët kimike me një përfundim të vetëm: të shfarosësh qytete të tëra me popullsi. Duket paksa e çuditshme që e vetmja qeveri që i ka përdor këto armë të krimit ndaj qënieve njerëzore është po ajo që pretendon gjatë gjithë kohës se është e shqetësuar të “shpëtojë” botën nga armë të rrezikshme në duar të qeverive të rrezikshme.
- 1 gallon = 3.78541 litra
- Agent Orange është një herbecid i cili shkakton vdekje ose mutacione dhe lindje me difekte të ndryshme.
- Adentistët e Ditës së shtatë – janë një sekt me besime të ngjshme me Mormornasit apo Dëshmitarët e Jehovait të cilët proklamojnë më së shumti tek Dashuria për Zotn dhe sakrifikimi i jetës për hir të Tij