Qendra më e madhe mësimore Kur’anore në Senegal
Dar-ul-Kur'an i Koki-t në Louga, në Senegalin veriperëndimore, është Qendra më e madhe mësimore Kur'anore në Senegal.
Sipas faqes të internetit Dakar.icro.ir, më shumë se 3500 hafizë të Kur'anit dhe 450 studentë janë duke mësuar Kur’anin dhe shkencat fetare në qendër.
Abbas Motakedi, kreu i degës së Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa në Senegal, thotë se Dar-ul-Kur'an i Koki-t është hapur në vitin 1939 nga Shejh Ahmed el-Sakir me qëllim për të mësuar Kuranin dhe shkencat islame.
Ai thotë se Qendra Kur’anore ka zhvilluar aktivitetet e saj që nga viti 1971 me mbështetjen e popullit dashamirës të rajonit.
Në fillim të këtij muaji, Abbas Mutakedi dhe Atasheu për Kulturë i Iranit në Senegal, Sejjid Hassan Esmati bëri një vizitë në Qendrën Dar-ul-Kur'an në Louga, e cili është 200 km. në veri të kryeqytetit, Dakar.
Gjatë vizitës, Sejjid Hassan Esmati u takua me drejtorin e Qendrës Kur’anore, Shejh Mukhtar Nar Luh dhe diskutuan mënyrat për bashkëpunim të përbashkët dhe zhvillimin e lidhjeve kulturore dhe Kur'anore.
Islami është feja mbizotëruese në Senegal, një shtet në Afrikën Perëndimore me një popullsi prej rreth rreth 14.5 milion. 92 për qind e popullsisë së tij është vlerësuar se janë musliman.
Burimi: IQNA News