Konfuzion politikë lidhur me korrupsionin në Kosovë
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media rreth arrestimeve të fundit për korrupsion. Anëtari i Kryesisë, Ylli Hoxha tha se rrjeti i krimit të organizuar, ai që u arrestua ditë më parë i drejtuar nga deputetit i PDK-së Azem Syla, e dëshmon qartë sistemin se si funksionon Republika e Kosovës dhe si është e kapur ajo.
Javën e kaluar ishte një konfuzion politik korruptimi lidhur me një rrjet korruptues të udhëhequr nga një deputet i PDK-së, njëherit njeri me ndikim në kreun e kësaj partie dhe i afërt me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, pjesëmarrës ishte edhe një drejtor komune i Isa Mustafës, dhe të gjithë së bashku ishin të lidhur me ish officer të MUP famkeqe të Serbisë.
Sikur në rrafshin politik e institucional ku i kemi bashkë Isa Mustafën e LDK-së, Hashim Thaçin e PDK-së, Kadri Veselin e ShIK-ut, dhe këta bashkë me Vuçiqin e Daçiqin, ashtu edhe në nëntokën e organizuar për shpronësim toke, janë bashkë eksponentë të të njëjtave grupe.
U bënë dy vite që kur Grupi jonë i asambleistëve, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kishte çuar një lëndë në prokurori për një rast identik me rastin të cilin e ngriti prokuroria dje ndaj Azem Sylës dhe krimit të organizuar. Ne kemi dyshime se në Sofali janë tjetërsuar mbi 60 hektarë të pronës komunale.
Prokurorja Sevdije Morina i kishte kthyer përgjigje Komunës duke thënë se “ Poashtu, kërkojme nga prokuroria që bazuar ne rastin “Azem Syla” të fillojë hetimin gjithëpërfshirës për tjetërsimin e jashtëligjshëm të dhjetëra hektarëve tokë në Komunën e Prishtinës, duke përdor si pikënisje, por jo edhe pikëmbarim, faktet e depozituara për zonën kadastrale të Sofalisë.