Siria

Zgjidhje në Siri pa Assadin është iluzion

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se do të ishte një iluzion të mendohet se kriza në Siri mund të zgjidhet pa presidentin Bashar al-Assad.


    Sipas Press TV, në një intervistë me të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Muhammad Xhevad Zarif e ka quajtur situatën në Siri një fatkeqësi, duke bërë thirrje për ndihmë humanitare për të gjithë popullin sirian.


   Muhammad Xhevad Zarif ka kritikuar grupe të opozitës siriane për krizën në vazhdim, duke thënë se Irani dëshiron të shoh një armëpushim në Siri dhe gjakderdhja të marrë fund.


      Siria është kapluar nga dhuna vdekjepruese që nga muaji mars 2011.
     Disa burime thonë se më shumë se 130,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur për shkak të dhunës së nxitur nga militantët të përkrahur nga perëndimorët.