Dënohen me 126 vjet burg 9 hoxhallarë të Shqipërisë
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë sot ka dhënë vendimin për 9 imamët e akuzuar për rekrutim dhe dërgim të shqiptarëve në Siri.
Të dënuarit janë : Genci Balla u dënua me 17 vjet burg, Gerti Pasha me 17 vjet burg, Fadil Muslimani me 12 vjet, Bujar Hysa me 18 vjet burg, Orion Reci 13 vjet, Verdi Morata 13 vjet, Zeqir Imeri 16 vjet, Astrit Tola 7 vjet burg dhe Edmond Balla me 13 vjet burg.
Avokati i Orion Recit foli para kamerave se do të ankimojë vendim e padrejtë të marrë për klientin e tij.