Financimi në radikalizëm shpie në terrorizëm
Është një numër shumë i vogël i rasteve që kanë të bëjnë direkt me financim të terrorizmit, por më shumë është i pranishëm financimi në radikalizëm që mund të shpie në terrorizëm. Financime të tilla vijnë si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë saj”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Dardan Nuhiu, drejtor i Njësisë për Inteligjencën Financiare në Kosovë
Pjesë nga intervista e Dardan Nuhiut në Radio “ Evropa e Lirë”
Zoti Nuhiu, së fundi, Qeveria miratoi Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Sa ju ndihmon ky ligj në përmbushjen e detyrës suaj?
Dardan Nuhiu: Më anë të këtij projektligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit është bërë sistematizimi i dispozitave ligjore në fuqi, harmonizimi i mëtejmë i legjislacionit me standarde ndërkombëtare dhe evitimi i pengesave në zbatimin e legjislacionit më qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe përmbushjes së detyrave në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizimit.
Në këtë projektligj, janë inkorporuar dhe sqaruar dispozitat ligjore lidhur me parandalimin dhe vlerësimin e r rezikut si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë sektorial. Janë sqaruar po ashtu kompetencat e Njësisë për Inteligjencën Financiare në Kosovë, është definuar funksionimi i pajtueshmërisë për parandalimin e pastrimit të parave në kuadër të subjekteve raportuese si dhe procedurat e ndëshkimit.
Projektligji është hartuar bazuar në standardet e Task Forcës për veprim financiar si dhe duke marrë parasysh dhe reflektuar edhe në direktivën e re të Bashkimit Evropian 2015/849 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.
Ky projektligj do të shërbejë edhe për përmbushjen e objektivit të Qeverisë së Kosovës në procesin për integrime evropiane.
Luftimi i burimeve të financimit të terrorizimit, mendohet të jetë një nga çështjet thelbësore në rrafshin e sigurimit të paqes për një shoqëri demokratike. Sa është e pranishme kjo dukuri e financimit të grupeve të dyshuara për terrorizëm në Kosovë?
Dardan Nuhiu: Informacionet për financim të dyshimtë zakonisht vinë nga subjektet raportuese. Në raste të caktuara vijnë për organizata të ndryshme joqeveritare.
Hapat e mëtutjeshëm i ndërmarrim duke bërë inspektimin në ato OJQ dhe gjatë kontrollit dhe inspektimit shihen fonde që nuk e kanë prejardhjen ose ato OJQ nuk e caktojnë se ku do të shpenzohen paratë. Ajo shumë e cila nuk ka prejardhje apo nuk caktohet shpenzimi i tyre, për neve llogaritet si fonde të dyshimta dhe më pas i përcjellim në Policinë e Kosovës për hetime.
Dardan Nuhiu: Është një numër shumë i vogël i rasteve që kanë të bëjnë direkt me financim të terrorizmit, mirëpo më shumë është i pranishëm financimi në radikalizëm që mund të shpie në terrorizim.