Të Udhëzuarit Në Islam

Pesë suedezë përqafojnë Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait në Mashhad të Iranit

Duke vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) pesë shtetas suedezë e përqafuan fenë Islame  dhe u bënë muslimanë shiitë.

Duke u njohur me parimet themelore të Islamit, duke pranuar njëshmërinë e Allahut, Muhammedin (a.s.) i Dërguari i Tij, si dhe duke dëshmuar për Velajatin e Aliut (a.s.), vizitorët nga Suedia u bënë muslimanë shiitë.

Drejtori  për Çështje të Vizitorëve Jo-iranianë në  Xhamisë e Shenjtë të Imam Rizait  (a.s.), Xhevad Hasheminexhad tha se turistët suedezë (katër gra dhe një burrë) e kanë pranuar Islamin pas një studimi të gjatë.

Disa vizitorë jo-iranian duke përfshirë edhe dhjetë qytetarë evropianë dhe amerikanë e kanë përqfuar fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait  në vitin e kaluar sipas kalendarit Iranian, i cili përfundoi më 19 mars 2016.

Disa jomuslimanë nga Krishterimi e kanë përqafuar fenë Islame në muajt e fundit, duke përfshirë një gjerman, një zonjë braziliane dhe një studente zvicerane në ceremoni të ndara të mbajtura  në  Xhaminë e Shenjtë të Shah  Cheragh në qytetin Shiraz.

Burimi: IRNA