Amerike

Barret: Amerika po bën lojë të dyfishtë me Sirinë

Press TV ka zhvilluar një intërvistë me Kevin Barret, i American Freedom Radio në Madison, për të hedhur më shumë dritë mbi zhvilimet e reja në Siri.

Më poshtë do të lexoni transkriptin e plotë.

Press TV: Dr. Barrett, cili është qëndrimi jua në lidhje me këtë? Saktësisht, çfarë do të thotë kjo? Amerika  po e kthen edhe njeherë në tavolinë mundësine e sulmit dhe të luftës? Sipas këndvështrimit tuaj çfarë do të thotë kjo?

Barrett: [Sekretari Amerikan i Shtetit] John Kerry thotë: “ Të gjitha opsionet janë ende në tavolinë; ne mund t’ju bombardojmë ju.” Kjo është ajo që u thotë të gjithë atyre që takon. Çdo ditë e thotë këtë. Por le t’i hedhim një sy nga afër kësaj çështjes së armëve kimike. Për çfarë bëhet fjalë vërtetë.

Marrëveshja nga sirianët për të hequr qafe armët kimike erdhi në muajin gusht si rezultat i asaj që ne e dimë deri tani se ishte një incident i rremë me armë kimike, i organizuar në Ghouta. Tani ne e dimë me siguri se nuk ishte një sulm nga qeveria, siç na është thënë. Por, ishte një sulm nga opozita. Me sa duket nga rebelët të organizuar nga Bandar bin Sultan, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne patëm një studim, i cili ka dalë tani, e që konfirmon çdo gjë që kemi mësuar nga Hersh-i kohët e fundit. Hersh-i citon të gjitha burimet e zyrtarëve amerikanë të inteligjencës që thonë se ata e dinin që nga momenti që ndodhi, se ky sulm me armë kimike nuk ishte kryer nga qeveria.  Tani ne këmi këtë studim të ri që është bërë nga Postol dhe Lloyd. [Richard] Lloyd është një ish-inspektor i armëve kimike i OKB-së, ndërsa [Theodore[ Postol është profesor në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit (MIT). Ata kryen një studim shumë të detajuar, në bashkëpunim me shumë shkencëtarë të tjerë amerikanë mbi raketat që mbanin armët kimike në el-Ghouta. Ata zbuluan se raketat kishin një rreze prej dy kilometrash. Ndërsa territori që kontrollohej nga qeveria siriane ishtë katër kilometra larg (vendit të ngjarjes).

Ata ishin të tronditur! Këta njërëz, Lloyd dhe Postol thanë se kur filluan studimin, prisnin që ai të vërtetonte se qeveria siriane ishte përgjegjëse. Çka do të tregonte sa naive janë politikisht. Por, doli e kundërta! Ata u tronditën nga ajo që zbuluan... se kjo ishte një provë se kjo nuk mund të ishtë qelluar nga territori ku ndodhej qeveria siriane, siç kishte pretenduar [presidenti i SHBA-ve Barak] Obama.

Pra, tani ne e dimë se nuk është Siria ajo që duhet të heqë dorë prej armëve kimike, por Amerika dhe aleatët e saj.

Press TV: Dr. Barrett, ju po fërkoni duart (si reagim ndaj asaj që po thotë i ftuari tjetër Lawrence J. Korb). - Vazhdoni!

Barrett: Ata ranë dakord t’i heqin qafe, si rezultat i vrasjeve masive nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj sauditë. Ju jeni duke thënë se nuk ka rëndësi që Amerika dhe inteligjenca saudite vranë  qindra njerëz dhe u përpoqën të fajësojnë qeverinë siriane? Ju po kërkoni falje për këtë vrasje dhe po thoni se nuk është Siria ajo që duhet të heqë dorë prej armëve kimike, pasi ata ishin viktimat?  Keni luajtur mendsh zotëri?

 Press TV:  Më lejoni të kthehem tek ju dhe të shohim disa nga komentet (në Facebook) në përgjithësi; këtë herë duket se shumica e komentuesve janë në koordinim më njëri-tjetrin. Pra bien dakord më njëri-tjetrin për faktin se kur Shtete e Bashkuara e etiketojnë një subjekt si terrorist, ajo është zakonisht kundër interesave të tyre. Por, kur ata e quajnë një subjekt si të moderuar, atëherë duket se ata punojnë në emër të tyre.

Le të shikojmë situatën në terren në Siri. Si mund të dallojmë se kush është me kë? Ne kemi parë herë pas here situata brutale dhe çnjerëzore në terren. Edhe sot kemi parë një prerje koke nga kryengritësit, të cilët e filmonin dhe në të njëjtën kohë qeshnin dhe duartrokisnin. Pra, si mund të justifikohet nga Uashingroni ndihma ndaj këtyre subjekteve?

Barrett: Natyrisht, ajo që po dëgjojmë nga z. Korb është linja zyrtare amerkane e propaganduar nga SHBA-të, se ajo po mbështet vetëm terroristët e moderuar, apo kryengritësit e moderuar, çunat e mirë.

Ashtu siç sugjeruan edhe shikuesit, kjo do të thotë në thelb, se vetë ata të cilët po e dëgjojnë  Amerikën, por në fakt kjo nuk është e vërtetë se ajo po mbështet vetëm të ashtuquajturat grupe që nuk janë të lidhura me Al-Kaedën në Siri, dhe se ata gjithashtu po pengojnë terroristët e Al-Kaedës. Kjo është bërë e qartë në shumë mënyra.

Situata ushtarake në terren është e tillë që opozita kryesore ushtarake e presidentit [Bashar al-] Asad po vjen nga këto grupe të lidhura me Al-Kaedën. Dhe ata po armatosen me bashkëpunimin e plotë të SHBA-ve në Turqi, e cila është një aleate e ngushtë e Amerikës, nëpërmjet Katarit, i cili është në thelb një bazë ushtarake amerikane në Gjirin Persik. 

Dhe ne e dimë se incidenti në Bengazi që përfshiu një pikë sekrete të CIA-s në Libi, ishte për të kaluar armë tek forcat e Al-Kaedës në Libi. Dhe se Amerika ndihmoi që forcat e Al-Kaedës të merrnin pushtetin në Siri.

Pra, SHBA-të janë dukë bërë një lojë të dyfishtë, duke pretenduar se ka kryengritës të mirë, të cilët ajo i mbështet. Por në fakt, ka një prani ushtarake të papërfillshme prej këtyre grupeve që nuk janë të lidhura me Al-Kaedën në Siri. Por, kjo është një lojë që po e luan Uashingtoni, pasi fshehurazi po armatos brigadat e Al-Kaedës, të cila po punojnë me aleatët e ngushtë të Amerikës, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Katarin.

Pra, kjo është një lojë hipokrite e dyfishtë. Unë shpresoj se z. Korb nuk është aq naiv dhe injorant sa të besojnë me të vërtetë ato gënjeshtra që po na thotë.

Press TV: Megjithatë, ne e dimë se plani për Lindjen e Mesme të Re, të cilin e kishte përmendur ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton, gjithashtu ne kemi raporte të tjera nga disa ekspertë, që flasin për një Izrael më të madh, i cili në thelb i përshtatet planit zionist të Izraelit të Madh. Ku përfshihen pjesë të Libanit, Jordanisë, Sirisë, pjesë të Irakur, Arabisë Sauditë dhe Sinait. Dua qëndrimin tuaj në lidhje me këtë përspektivë të veçantë.

Barrett: Absolutisht, Izraeli i është përkushtuar planit për një Izrael të Madh për dekada, dhe plani që fshihej pas 11 Shtatorit, siç na është thënë nga Gjenerali Wesli Klark, kishte për qëllim të shkatërronte shtatë vende në pesë vjet, dhe Siria gjëndej në atë istë.

Pra, z. Korb është i pasinqertë kur na thotë se jemi duke ecur mirë me Sirinë. Siria ishte në listën e vendeve që do të goditëshin pas11 Shtatorit. 11 shtatori ishtë një grusht shteti nga forcat e  vijës së ashpër zioniste në qeverinë e SHBA-ve. Dhe qëllimi ishte ta zbatonin këtë plan për ta bërë Lindjen e Mesme më të sigurtë për Izraelin e Madh. Kjo është aryeja pse ata pushtuan Irakun dhe përmbysën e destabilizuan këto qeveri. Shkatërruan Sudanin, Libinë, e po përpiqen ta shkatërrojnë Sirinë. Irani është vendi i fundit në listën e tyre, por në dashtë Zoti, nuk kanë për t’ia arritur qëllimit. Po, e gjitha kjo ka të bëjë më destabilizimin e Lindjes së Mesme ne emër të Izraelit.

Z. Korb ka të drejtë! SHBA-të nuk kanë ndonjë problem me Sirinë, apo me ndonjë vend tjetër në rajon, me përjashtim të Izraelit ndoshta, i cili na sulmoi më 11 Shtator duke vrarë 3 mijë qytetarë tanë. Për fat të keq, politika jonë e jashtme është marrë peng nga këta tradhëtarë zionistë dhe po e përdorin politikën tonë të jashtme për të destabilizuar Lindjen e Mesme. Kjo nuk është në interesin tonë. 

Dhe kur ai mohon se SHBA-të po mbështesin Al-Kaedën dhe natyrisht interesat zioniste, ndoshta duhet të flasë me Michael Scheuer, i cili ishte kreu i njësisë së bin Ladenit në CIA.

Unë sapo e kisha atë në emisionin tim në radio. Patëm një bisedë interesante. Michae Scheuer tha se SHBA-të po mbështesin Al-Kaedën në Libi dhe Siri dhe se politika amerikane në mbështetje të Al-Kaedës duhet të ketë për qëllim kryejen e një gjenocidi prej 1 milion alevitësh. Dua të thëm se këto janë fjalët e tij, dhe në qoftë se doni të dëgjoni z. Korb, ju mund të shkoni tek radioja dhe të gjeni transmetimin e atij programi dhe të shohim se çfatë mendoni.

Press TV: Po në lidhje më këtë? Sepse [z. Korb] po thotë se në nuk e kemi dëgjuar... presidenti Obama nuk ka thënë se do të japë dorëheqje. Por, ne e dime se Sekretari i Shtetit dhe zyrtarët e Brukselit gjithashtu, kanë thënë vazhdimisht se ai duhet të japë doreheqjen. Çfarë mendoni në lidhje më këtë?

Barrett: Ajo që po dëgjojmë nga krahu tjetër është shumë kontradiktore. Z. Korb nuk duket i bindur në vetvete kur thotë se Asadi nuk duhet të fitojë në zgjedhje. Mirë, le ta shohi. Le të bëjmë zgjedhje të monitoruara në mënyrë të imtësishme nga ndërkombëtarët e të shohin se çfarë ndodh. Sondazhet që kam parë unë tregojnë se në pikën më të ulët të popullaritëtit të tij, Asadi ishtë ende  

Burimi: Press TV