Kulturë

107 Femra u nderuar në Gaza për mësimin përmendësh të Kur'anit

Në një ceremoni të mbajtur në qytetin e Gazës në fillim të kësaj jave, 107 femra  që kanë mësuar Kur'anin përmendësh u nderuan për arritjen e tyre.

Sipas faqes  ueb Dunya al-Vatan, ceremonia u organizua nga departamenti i femrave  për  Çështje Fetare dhe Ministria për Çështjeve Fetare e Palestinës.

Ato që u nderuan në ceremoni e kanë mësuar përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin, në Qendrën Mashael al-Kur'an në Gaza.

Duke iu drejtuar kësaj ngjarje, Valid Uveiza, një zyrtar i ministrisë, vlerësoi gratë që arritën të bëhen hafize të Kur’anit  dhe u tha se ata, ato  që i shërbejnë Kur'anit të Shenjtë janë ata, ato që mund të çlirojnë Xhaminë al-Aksa.

Ai tha  gjithashtu se Ministria do të ndihmon veprimtarinë  Kur’anore,   duke përfshirë mësimit përmendësh të Kur’anit, këndimin dhe interpretimin e Kur’anit.

Kafah al-Ramli, udhëheqëse e departamentit të femrave, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e leximit dhe mësimit përmendësh të Kur'anit.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje femrave  që kanë memorizuar Kur’anin për të zbatuar mësimet e Librit të Shenjtë në jetën e tyre.

Në fund të ceremonisë, 107 hafize  të Kur'anit  morën dhurata dhe certifikatat e nderit.