Amerike

Të hyrat dhe të dalat e strategjisë amerikane

Isha vetëm në klasën e parë,  kur më kujtohet se për herë të parë kam dëgjuar se si Amerika po dërgonte ndihma me vlerën e milionave përtej kontinentit. Ishte viti 1962, në atë kohë kemi pasur vetëm 3 stacione televizive për të ndjekur, edhe kjo vlentepër ata që jetonin në një nga qytetet e madha. Pothuajse një gjysmë shekulli më vonë, e vërteta e dërgesave amerikane hodhi një hije të errët dhe ogurzezë mbi trashëgiminë tonë. Këtu është një histori e shkurtër që të gjithë bashkatdhetarët e mi kanë nevojë ta dëgjojnë, por vetëm pak pak prej tyre do ta shijojnë këtë lexim.
Babi im ishte pjesë e marinës amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Një komandant anije PT, ai u kthye në brigjet e Amerikës nga Paqësori i Jugut për të vazhduar jetën aty ku e kishte lënë pas diplomimit në kolegj. Si shumica e bashkëkohësve të tij, Albert E. Butler vërtetë besonte se sakrificat e tij kishte mundur një të keqe të madhe. Gjithashtu, ai kishte besim tek Amerika, në të cilët të gjithëve ne na është imponuar të besojmë, tek një Amerikë ku ëndrra e paqes dhe lirisë nuk është vetëm e mundshme, por një e vërtetë ekzistenciale. Më vonë në jetën e tij, babai im filloi të shkruante një libër rreth politikës, gjeo-strategjisë, si dhe për shkaktueshmërinë e  e shumicës së sëmundjeve në botë. Ai nuk e përfundoi kurrë veprën e tij; një vepër epike me titull Një komb nën dy flamuj. Po e përmend këtë gjë këtu, sepse ne kemi qenë një komb i udhëhequr nga dy sundues. I pari, ndjesia jonë e pandryshueshme e barazisë dhe potencialit, e cila na ka shtyrë drejt arritjeve të madhe dhe sakrificave fisnike.Ndërsa sunduesi tjetër na ka mashtruar, na ka manipuluar, dhe e ka ndotur emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një mbeturinë e pistë. Unë kam përshtupjen se shumë nga lexuesit do të bien dakord rreth kësaj, kjo tradhti nuk është thjesht e rëndë, kjo është e pafalshme. Më e rënda në mesin e të pavërtetave që na janë thënë, është natyra e vërtetë e zemërgjërësisë tonë të mirë dhe bamirësisë, sakrifikimi i vetes sonë dhe asaj çka ne kemi - vetëm e vetëm që kalsa e pasur elitare mund të bëjnë atë që gjithmonë bëjnë - të përfitojnë. Nëse edhe ju jeni si unë, do të ndiheni të zemëruarë të dini rreth shkatërrimit dhe vdekjeve që kanë ardhur në emër të mirësisë. E vërteta faktike është se, sa herë që Shtetet e Bashkuara apo aleatët e saj investojë në dhënien e ndihmës, prapa këtij veprimi qëndron një qëllimit strategjik për të përfituar diçka mbrapsht.
Më vjen keq – USAID nuk është Nënë Tereza
Ndihma e SHBA-së në format e saj të ndryshme është shpërbërë për dekada për të barazpeshuar të mirën që amerikanët kanë bërë, në krahasim me realitetin e presionit dhe përfitimit të mbledhur nga shpërndarja e kësaj ndihme. Kjo tingëllon cinike dhe i ashpër, por ky është realiteti. Gjatë gjeneratës së babait tim, programi Lend Lease dhe ndihma të tjera që u dërguan jashtë për të ndihmuar aleatët tanë në Luftën e Dytë Botërore, natyrisht përparuar në atë që ne si fëmijë i kemi dëgjuar si legjenda, sesi amerikanët kishin ushqyer të gjithë në Afrikë, thashethemet se bota mund të ishte e varfër por Shtetet e Bashkuara ishin burim i bollëkut. Këto ide, që u janë thënë dhe mësuar amerikanëve kanë dal në dritë me lindjen e diçkaje të njohur si Programi i Rimëkëmbjes Evropiane, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. I njohur ndryshe edhe si Plani Marshall, këto miliarda u deklaruan si ndihmë të kombeve evropiane problematike, kur në fakt kjo ndihmë ishte shumë fitimprurës për elitat, industrialistët dhe për mbretëritë e vjetra botërore që i kanë sunduar gjithmonë kontinentet. Ky është një diskutim tjetër më të gjerë, por pohimet e mia janë të pakundërshtueshme, që do të thotë se ato mund të provohet. Miliardat që u mblodhën nga vendet evropiane në bazë të Planit Marshall ishin kontigjente mbi ato kombe që i ishin bashkuar diçkaje të njohur si Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Ky ishte në fakt parimi kryesor mbi të cilin është ndërtua edhe Bashkimi Evropian aktual. Nuk kam ndërmend t’i mërzisë lexuesit me më shumë detaje, mjafton të themi se dy entitetet  krijuan esencialisht fonde për rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Diçka rreth 19.3 miliardë dollarë kredi në 1948 (205 miliardë dollarë në vitin 2016) patën ardhur nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që 3.1 miliardë dollarë (32.9 miliard dollarë në 2016) erdhën nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD ishte dhe është një përbërës i Bankës Botërore dhe FMN-së). Për të thënë më shkurt këtë histori të gjatë, interesat për këto fonde iu kaluan elitave, njësoj si edhe pjesa më e madhe e fitimit nga rindërtimit. Imagjinoni; gjerdanin e gjatë të kredisë, proceset e rindërtimit dhe kompanitë e përfshira, dhe kështu do ta kuptoni idenë. Bankierët ... ju lutem mendoni se çfarë bankierët bëjnëgjithmonë. Për çdo qindarkë të shpenzuar për rindërtimin e Evropës atëherë, për rindërtimin e Ukrainës, Libisë, apo Sirisë tani, do të paguhet një komision për këta njerëz.
Më pas, rradha i kaloi doktrinës Truman. Në një tjetër shtrëmbërim të së vërtetës, një hegjemoni amerikane e vuri veten përballë një BRSS të shpërbërë, shenja-e kuqe-e keqe- e madhe për të cilën u shpenzuan triliona në një mosmarrëveshje të orkestruar. U formua NATO, dhe ky ishte pikëfillimi i politikës së kontrollit. Truman shpenzoi miliarda për krijimin e kësaj shenje të madhe, dhe madje Doktrina Truman u bë një metaforë për ndihmë emergjente për të mbajtur larg një komb nga sëmundja komuniste, NATO do të ishte një mburojë mbrojtëse që do të rrethonte vendet e ndotura komuniste në botë. Siç rezulton, dhe siç edhe mund ta shohim tani, kjo mburojë mbrojtëse, ka bërë asgjë veçse ka shkatërruar trashëgimitë e milionave. NATO është një dështim total; forcat ushtarake nuk kishte kurrë kapacitetin e vërtetë të frenonin Bashkimin Sovjetik apo Kinën. Korea dhe Vietnami na treguan shumë qartë brishtësinë e këtyre nocioneve. NATO ishte dhe është një makineri për të bërë para për kompleksin ushtarak industrial, si dhe një levë për të nënshtruar aleatët. Truman e gënjyer Amerikën, çdokush që është përfshirë në këto programe ka gënjyer, amerikanët kanë shpenzuar dollarë e tyre tatimore për të bërë bankierët e pasur edhe më të pasur, dhe kjo është e gjitha. Bashkimi Sovjetik nuk ishte kurrë një kërcënim; Rusia trashëgoi kombe të shkatërruara, dhe përfundimisht i la ato jashtë ekonomisë. Sa i përket Planit Marshall dhe Doktrinës Truman, thjesht ekzistonin formalizime për të përfituar në mënyrë efektive nga abdikimi i kombeve, asgjë më shumë. Edhe nëse qëllimet origjinale ishin ato për rindërtimin e shoqërive të lira, nivelet e kredive dhe marrëdhëniet e biznesit të fshehura nën këtë panoramë na kanë dëshmuar edhe një herë se bankierët vetëm përfitojnë nga luftërat.
Në librin e tij Shkenca, Teknologjia dhe Dëmshpërblimet: Shfrytëzimet dhe Plaçkitjet në Gjermaninë e pasluftës, autori John Gimbel diskuton miliardat (në 1946 dollarë) që kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së vodhën nga kompanitë gjermane vetëm duke vjedhur të drejtat e autorit. Termi që ai përdorte për këto vjedhje të inovacioneve gjermane ishte dëmshpërblime Intelektuale. Fluksi i teknologjisë për prodhuesit amerikanë ishte njënxitje masive; Amerika do të bëhej zilia e botës për një kohë, dhe një pjesë e madhe për shkak të të qenit fitimtar në Luftës së Parë Botërore. Por në shtëpi, veteranëve dhe familjeve të tyre u ishte shpëlarë truri duke i bërë të mendojnë se kjo ishte e gjitha për një të mirë më të madhe botërore. Dreqin, britanikët burgosnin shkencëtarët gjermanë në qoftë se ata nuk do të zbulonin sekretet tregtare. Sekrete të vjedhura nga kompani si; IG Farben, Krupp, Theissen, dhe të tjera që shumë shpejt e tejkaluan industrinë amerikane 10 vjet përpara vendeve të tjera. Deri para se Gjermania të bëhej pjesë e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC), pararendëse e BE-së së sotme, a do të vinte ndonjëherë moderimi i  përdhunimit të vërtetë të Gjermanisë dhe ish-vendet e tjera të Boshtit. Ndihmat, në kuptimin që një gjeni politik i Washingtonit dëshironte të ndihmmonte njerëzit  e tjera nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Babai im kishte të drejtë, Amerika ngrite dy flamuj kohë më parë.
USAID: Dhuratat e Papërshtatshme 
Duke kaluar në ditët e sotme, rindërtimin dhe biznesi që e ka pasuar më pas ka qenë një model i përsëritur i udhëheqjes perëndimore. Duke lënë mënjanë luftërat e Koresë, Vietnamit, dhe çmendurinë më të madhe të Luftës së Ftohtë, kriza është e barabartë me fitimin, dhe filantropia është një propozim i biznesit, i qartë dhe i thjeshtë. Në 2014, ndihmat nga Shtetet e Bashkuara u ndanë në mënyrë disproporcionale; 9% në Izrael (Rreth 3.1 miliardë dollarë), 1.5 miliardë dollarë për Egjipt, 1.1 miliardë dollarë për Afganistanin, një tjetër 1 miliard dollarë për Jordaninë, dhe pothuajse edhe një më shumë për Pakistanin. Tani, unë e di që këto shifra nuk kanë një kuptimësi apo nuk i bëjnë përshtypje shumë lexuesve, por thelbi është që duhet pasur parasysh vetëm rreth 24% nga 35 miliardë dollarë, më shumë apo më pak, shkoi për programet e shëndetit, ndërkohë pjesa tjetër është shpenzuar kryesisht në financime ushtarake të ndryshme dhe aktivitete të mjegullta ekonomike që janë thjeshtë pagesa për operacionet e kryera për ndryshimet e regjimeve. Madje edhe paratë e dhëna për të ndihmuar njerëzit në nevojë, janë njollosur me vulën e miratimit të korporatave. Por, duke e ditur se miliarda e rezervuara për të ndihmuar botën shpesh shpenzohen për ta shkatërruar atë, kjo nuk na ndihmon të kuptojmë të vërtetën e turpshme të situatës.
Një tjetër pikë rreth së cilës shumica e lexuesve mund të mos jenë të vetëdijshëm është se sa pak nga buxheti i përgjithshëm federal shpenzhoet realisht për ndihmat e huaja. Mund të jetë e papritur dhe surprizuese për ju të dini se vetëm më pak se 1% e shumës së taksapaguesve shpenzohen për të ndihmuar vendet e tjera. Kjo do të thotë më pak se një qindarkë blen të gjithë lirinë dhe vullnet të mirë jashtë vendit. Duke bërë një krahasim shpenzojmë sa më shumë që 53 cent të çdo dollari në ushtri. Kombi i ndryshimit pretendon se 69 cent nga çdo dollar shkon për ushtrinë. Por le të mos i shmangemi argumentimit tonë thelbësorë. Rrjetet e ndihmës amerikane janë të njohura për dualitetin e qëllimieve të tyre dhe për të qenit kukulla të përdorura nga Pentagoni dhe CIA. Ju mund të mbani mend një artikull të Guardian, në vitin 2014 në lidhje me USAID që po ndihmonte për të ngritur një rrjet kuban që ngjashëm me Tëitter-in që quhet ZunZuneo. Tani shumë njerëz mund të shtrojnë pyetjen; Çfarë ishte Joe McSpedon, një zyrtar i qeverisë amerikane që po përgatiste një plan sekret për të ndërtuar një rrjet të mediave sociale për të përmbysur qeverinë komuniste atje? Kjo është e drejtë, USAID-i dhe Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar që mbikëqyr miliarda të ndihmës botërore, ishin bashkëpuntore në një plan për të rinegociuar balancën e pushtetit midis shtetit dhe shoqërisë – siç shprehet fjalëpërfjalshëm Guardian. The associated Press e mohoi historinë që Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar, apo USAID-i të kishte financuar në të vërtetë Zun-Zuneo me anë të parave të ndihmave. Origjina e parave u maskuar nëpërmjet llogarive off-shore në Ishujt Kajman dhe Spanjë.
Dëshmi të përfshirjes së USAID-it në ndryshimin e regjimit në brendësi dhe përreth ish-republikave sovjetike është shumë i përhapur. Një tjetër shembull ku agjencia e ndihmës ka qenë e përfshirë ishte diçka e njohur si Qendra UA një komponent kyç i aferës Euromaidan, e cila mori më shumë se  500.000 dollarë në vitin 2012 nga Paktit Inc, një projekt i financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe nga Omidyar Netëork, një fondacion i krijuar nga themeluesi i eBay, Pierre Omidyar dhe gruaja e tij. Donatorë të tjerë përfshijnë Fondacionin e Rilindjes Ndërkombëtare, financuesi kryesor i të cilit është miliarderi George Soros dhe National Endoëment for Democracy, financuar kryesisht nga Kongresi i SHBA. Dotë shkëputemi nga USAID-i tani për tani dhe të kthehemi tek argumentimi ynë kryesor, në faktin se kjo gjë ka qënë ekzistenciale prej gjeneratash tashmë. Siç edhe e kam theksuar më parë për Letoninë, Gjeorgjinë dhe Libinë, USAID-i së bashku me fondacionin Shoqërisë së Hapur të Soros-it, dhe një ëeb masive të OJQ-ve të ndërlidhura dhe agjencitë qeveritare kanë riorganizohet panoramën sociale dhe politike të të gjithë Evropës, po ashtu edhe shumicës së pjesës tjetër së botës. Fatkeqësisht, ndërkohë që do të ishte e leverdisshme që të gjithë fajin t’ia vinim mbi Sorosin, kjo dredhi ka filluar dhe ekzistuar që kur ai ishte thjeshtë një fëmijë që po migronte nga Hungaria. Organizata, pjesë e të cilës është edhe ai, James Bond 007 Spectre i vërtetë i botës sonë, thjesht përdor njerëzit si ai, si prijës.
Sfida më e vështirë e Amerikës – Të mësojë të vërtetën
Nuk është aspak e lehtë të duash një vendi me një fuqi të madhe, më pas të zhbullosh se një pjesë e konsiderueshme e historisë së tij është një gënjeshtër. Amerikanët janë popull i fortë, trim, fisnik, dhe naivë gjithashtu. Ne nuk jemi vërtetës ndryshe nga njerëzit e tjerë, vetëm mundësitë dhe gjeografia na kanë bërë të mundur të përvetësojmë humanizmin. Amerika janë të njohur edhe për faktin se janë fleksibël kur përballen me fatkeqësi, dhe se janë të ndershëm, vetëm gjatë ditës, siç shprehej mamaja ime. Ne nuk jemi bankierë, por kryesisht jemi punëtorë, gjë që shpjegon se Washingtoni na tradhtoi në mënyrë kaq të lehtë. Presidentët e së shkuarës dhe ata aktuale na kanë hedhur në mëshirë të fatit për breza të tërë. Në këtë pjesë të Organizatës së Trashëgimisë të tituluar Pas Bankave Botërore dhe Rritjes Ekonomike: 50 vite të dështimit, autori Bryan T. Johnson e formëson hyrjen duke cituar ish-Presidentin Bill Clinton në kohezion me Bankën Botërore:
Administrata Clinton e ka detyruar SHBA-në të kontribojë  800 milion dollarënë një nga agjencitë e Bankës, Agencia e Zhvillimit Ndërkombëtar. Kjo shumë është rreth  100 milionë dollarë më shumë sesa ishte kërkuar për vitin e fundit fiskal. Shpenzimet e shumta në Bankën Botërore injoronë dëshminë e qartë se programet e saj për të nxitur rritjen ekonomike në vendet më pak të zhvilluara kanë qënë të pakta. Për më tepër, gjithashtu injoronë mësimet ekonomike të asaj që me të vërtetë i bën vendet më të zhvilluara.
Ndër argumentet e tij të tjerë, në qendër të premisë time është fakti se investimet e jashtme private, së bashku me të kreditimin e Bankës Botërore, kanë përfituar nga lufta dhe kriza që prej Luftës së Dytë Botërore. Ushqimit dhe sistemet e tjera të ndihmës humanitare që përdoren aktualisht në vende të ndryshme grumbullojnë fitime pak nga pak për korporatat, bankat dhe investitorët privatë, si Soros, familja bankare Rothschild, Rockefellers, dhe shumë të tjerë. AID si një armë e ndërmarrjes, kjo është strategjia e Amerikës tjetër.
Ne duhet të biem dakort me faktin se, sado fisnike që zemrat tona ishin me dëshirën e madhe për të shpëtuar botën, Amerika ka marrë shumë më tepër se ka dhënë gjatë 71 viteve të fundit. Një e katërta e çdo gjëje të përdorur apo të poseduar, 25% të plota të të gjitha burimeve të konsumuara në këtë botë, një ndasi disproporcionale e pasurisë së përbashkët janë shpenzuar nga amerikanët. Dhe kjo është situata në të cilën ne shohim udhëheqësit tanë të jenë të shqetësuar. Sepse nëse ata dështojnë në mbarëvajtjen e vazhdimit të sistemit.... e pra, mendoj se edhe ju e dini përgjigjen.
Po, Unë e di miqtë e mijë kokëkuqë, “Kjo është Amerika, duaje atë ose largohu prej saj”. E drejtë, megjithatë unë ndjek këshillën e një tjetër ikone amerikane.
 “Jeta është e vështirë. Por është shumë më e vështirë nëse ti je idiot.” – John Wayne
Phil Butler është një investigator dhe analist politik, një shkenctar politik dhe një ekspert në Europën Lindore, ekskluzivisht për revistën online “New Eastern Outlook”.

Burimi: New Eastern Outlook