Palestine

Armët janë nga Irani dhe Hizbullahu

Vëllai i krijuesit të Lëvizjes së Xhihadit Islam në Palestinë, Abdulaziz Shikaki ka shpjeguar në një aktivitet të organizuar nga Qëndra Kulturore Ikra Ilim, vëllain e tij dhe luftën e Palestinës.
Vëllai i krijuesit të Lëvizjes së Xhihadit Islam në Palestinë, Abdulaziz Shikaki ka shpjeguar në një aktivitet të organizuar nga Qëndra Kulturore Ikra Ilim, vëllain e tij dhe konfliktet e Palestinës.
Shikaki, vëllai i të cilit ka tërhequr vëmendjen që në një moshë fare të vogël në çdo ambjent ku ai ndodhej me zgjuarsinë e tij është shprehur se “Vëllai im ka lindur në vitin 1951, vetëm tre vjet pas pushtimit të Izraelit. Gjatë periudhës së rinisë së tij, lufta palestineze udhëhiqej nga elementë të cilët nuk ishin islamikë. Gjatë asaj periudhe, muslimanët gjendeshin në një pozicion më pasiv në lidhje me pushtimin. Gjendeshim përballë një panorame të ‘kryengritës pa Islam’ dhe ‘Islamikë pa qëndres’. Në fillime, Fethiu u prir drejt rrugës së Nasirit. Libri i Sejjid Kutubit, Shenjat në Rrugë luajti një rol të rëndësishëm për pikëkthimin e mendimit të tij.”
 Shikaki i cili ka bërë me dije se, Fethi Shikaki në fillimet e tij bashkëvepronte përkrah me Ihvanin, por më pas iu fut një rrugë të kërkimit për të nxjerrë në kryeqëndër xhihadin u shpreh se “Ihvani ishte një lëvizje e cila vinte në kryeqendër ndërgjegjen. Ndërsa Fethiu propozonte një mitodologji shumë më gjithëpërfshirëse. Pikënisur nga kjo, edhe kur u shkoi për të studiuar mjeksi në Egjipt krijoi një strukturë të re duke organizuar shokët e tij të universitetit.”
Shishkaki, i cili na ka përcjellë informacionin se Xhihadi Islam lindi si pasojë e përpjekjeve organizative të Fethi Shikakit gjatë viteve të tij të studimeve universitare gjjithashtu na bën me dije se gjatë së njëjtës kohë edhe ai ndodhej në Egjipt duke studjuar Farmaceutikë.
Shishkaki, i cili është shprehur se Fethi Shishkaki ka filluar të jetë aktiv në xhihad që prej viteve 1980, kur u kthye si doktor nga Egjipti në Palestinë dhe se gjatë kësaj kohe është arrestuar disa herë nga Ziraeli edhe është torturuar prej tyre, gjithashtu ka shtuar se “Në vitin 1988 u internua në Liban. Pasi qëndroi një vit atje u shpërngul për në Siri. Ndërsa në vitin 1993, pas Marrëveshjes së Oslos u shpërngul për në Liban duke qënë se ishte marr vendimi që të nxirrnin nga kufiri libanes i liderit të saj Kaddafit, të gjithë palestinezët që ndodheshin atje, për të folur me Kaddafin në mënyrë që të ndalonte aplikimin e projektit të nxjerrjes jashtë vendit. Pas kthimit nga Libia, kur kalendari shënoi 26 tetor 1995 ra dëshmor, duke u vrarë nga Izraeli.”
 
Revolucioni Islamik i Iranit dhe Fethi Shikaki
 
Shikaki, i cili ka theksuar se Fethi Shikaki e ka mbështetur Revolucionin Islamik të Iranit ka treguar se “Ai shkruante lajme të mira se Revolucioni Islamik i Iranit do të dilte triumfues. Në kohët kur flitej se Imam Humejni do të kthehej në Teheran, Fethiu kishte publikuar librin e tij ‘Humejni: Zgjidhja dhe Alternativa Islame’ i cili u shit plotësisht që në ditën e parë. Në kopertinë, në faqen e parë gjendej fotoja e Imamit, ndërsa në faqen e fundit gjendej trupi i coptuar i Shahut. Në atë periudhë planifikohej që Shahu të arratisej nga Irani dhe të vendosej në Egjipt. Qeveria egjiptiane, për shkak të këtij qëndrimi pozitiv ndaj Shahut, menjëherë në një kohë të shkurtër ndaloi shitjen e librit. Orcat e Sigurisë së Egjiptit, duke qënë se ngjaj me Fethiun më burgosën për një muaj dhe më mbajtën në pyetje. Marrjen time në pyetje e bënte personalisht Ministri i Brendshëm i Egjiptit. Më pas më lanë të lirë me pretekstin që do të shpërngulesha në Irak. Megjithatë, pasi unë u largova kishin arrestuar Fethiun.”
 
Pranvera Arabe e la Palestinën të vetme
 
Shikaki, i cili ka bërë edhe analizimin dhe kritikën e zhvillimeve rajonale, duke theksuar se Pranvera Arabe e ka lënë Palestinën të vetme, ka dhënë përshtypjet e tij rreth këtyre zhvillimeve duke u shprehur se “Më përpara, çështja e Jeruzalemit dhe Palestinës kanë qënë gjithmonë primare për popujt arabë. Ndërsa në pikën që kemi ardhur tani, duke u mbytur në problemet e tyre popujt arabë e kanë harruar Palestinën.”
Armët vijnë nga Irani dhe Hizbullahu
 
Shikaki, i cili i është përgjigjur pyetjes së bërë në lidhje me burimin e e armëve dhe raketave të qëndresës palestineze është shprehur se “është një e vërtetë që duhet thënë dhe që duhet pranuar se shumica e armatimeve që përdoren nga qëndresa palestineze kundrejt Izraelit vijnë nga Irani dhe nga Hizbullahu. Kjo e vërtetë është pasqyruar edhe në deklaratat e liderëve të qëndresës palestineze. Askush në këtë rajon nuk i ka dhënë rëndësi më shumë se Irani dhe Hizbullahu çështjes së Palestinës.”
 
Qëndrimi i Turqisë meriton lëvdata
 
Shikaki, i cili është shprehur se Turqia i është gjendur pranë Palestinës, ka shtuar se “Qëndrimi i Turqisë kundrejt Palestinës meriton lavdërime. Momentalisht, qeveria turke po tregon përpjekje për të bërë të mundur që bllokata e Rripit të Gazës të ngrihet.”

Burimi: iSLAMİ aNALİZ