Kulturë

Babayi e Iranit zuri vendin e parë në Jordan në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit

Përfaqësuesja e Iranit në edicionin e 11-të të Garave Ndërkombëtar të  Kur'anit në Jordan  zuri vendin e parë në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit në seksionin e grave.
Sama Babayi mori çmimin e saj së bashku me një certifikatë nderi në ceremoninë e mbylljes e pjesës së grave të enjten.
Një numër i zyrtarëve, duke përfshirë edhe ministrin e brendshëm të Jordanisë ndoqën ceremoninë.
Konkurentët nga Bahrejni, Katari, Palestina, dhe Mauritani u renditën në vendin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestin në këtë kategori, respektivisht.
Babayi, e cila është nga Teherani, është zgjedhur si përfaqësuese e Iranit pasi zuri vendin e parë në mësimin përmendësh të Kur’anit në fazën finale të Garave të 38-ta Kombëtare të Kur’anit në Republikën Islamike të Iranit.
Sesioni i 11-të i Garave Ndërkombëtare  të Kur'anit  në Jordan u mbajtën në kryeqytet, në Aman, prej datës  9 prill deri më 14 prill 2016.
Mahmud Babakhan do të jetë përfaqësuesi i Iranit në kategorinë e Garave  Kur'anore  në Jordan, që  janë planifikuar të zhvillohen në muajin qershor për meshkuj.
Garat Ndërkombëtare të Kur’anit organizohen çdo vit nga Ministria Çështje Fetare dhe Çështje Islamike të Jordanisë me pjesëmarrjen e hafizëve  të Kur'anit dhe të kënduesëve të Kur'anit nga vende të ndryshme. 

Burimi: IQNA News