Suudi Arabie

Arabia Saudite furnizon me armë grupet terroriste anti-Iran në Pakistan

Ish Princi i Kurorës i Mbretërisë të Arabisë Saudite, Mukrin bin Abdulaziz thotë se vendi i tij është duke i furnizuar  grupet  militante anti-iraniane në Pakistanin fqinj me sasi të mëdha të armëve.
Sipas Turki bin Nasser bin Abdulaziz, ish-kreu i presidencës për  meteorologji dhe mjedisin e Mbretërisë Saudite, Mukrin bin Abdulaziz i bëri këto komente, kur ata i bënë një vizitë ish-zëvendësministrit të mbrojtjes dhe aviacionit, Abdul-Rahman bin Abdulaziz në Spitalin ‘Mbretit Faisal’ në Rijad , ku ishte shtruar në spital për disa probleme shëndetësore në fillim të këtij muaji, njoftoi të mërkurën gazeta Online e Kuvajtit, Alaan.
Mukrin bin Abdulaziz i  tha, duke cituar burime ushtarake, që Rijadi kishte dërguar municion nëpërmjet aeroplanëve të trasportit ushtarak C-130  në pesë faza për terroristët në provincën jugperëndimore të Pakistanit, në  Balukistan, i cili kufizohet me Iranin. Aeroplani  shkarkohet në aeroportin e Dalbandin-it, i cili ishte ndërtuar me ndihmën financiare të Arabisë Saudite në  vitin 1980.
Ai gjithashtu tha se Arabia Saudite, me anë të Kuvajtit, i kishte dërguar ngarkesa të ngjashme me municion për militantët anti-Iran që janë aktiv në afërsi të kufirit të provincës jugperëndimore të Iranit, në Khuzistan.
Mukrin bin Abdulaziz  shprehu shqetësimin e tij në lidhje me këto operacione, duke thënë se ato do të kenë pasoja të dëmshme për sigurinë e Mbretërisë Saudite.
Rijadi thuhet se ka shpenzuar 100 miliardë $ (dolar) për të ushqyer, për të përhapur  vehabizmin në të gjithë botën, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për ngritjen e rrjeteve të tilla terroriste si grupi tekfirist Daesh (ISIS) të cilët po bëjnë kërdi në disa vende, kryesisht në Irak dhe Siri.  
Tekfirizmi, ose praktika e akuzimit të tjerëve si të pafe, është një karakteristikë e vehabizmit, ideologjia radikale dominuese  në Arabinë Saudite dhe e përqafuar lirisht nga hoxhallarët e vendit. Arabia Saudite gjithashtu siguron përkrahje të madhe për Daesh apo ISIS-in.
Rijadi është  kritikuar për shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare që prej fillimit të fushatës së tij vdekjeprurëse në Jemen, që në marsin e vitit të kaluar, 2015, e cila deri më tani ka marrë jetën e 9,400 jemenasëve, duke përfshirë 4000 gra dhe fëmijë.
{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Press TV