Në Zagreb takohen Komunitetet Islame të Evropës
Feja islame shërben për të ngritur një shoqëri me morale dhe virtyte të larta, me ndjenja atdhedashurie dhe sakrifice.
Në kryeqetin e Kroacisë në Zagreb me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame në Republikën e Kroacisë u organozua Takimi i Komuniteteve Islame të Evropës. Takimi u emërua me temë: “Muslimanët në Evropë – trashëgimia dhe e ardhmja”, me përfaqësues të komuniteteve islame të Evropës.
Nënkryetari i KMSH-së Bujar Spahiju theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe u shpreh se feja islame shërben për të ngritur një shoqëri me morale dhe virtyte të larta, me ndjenja atdhedashurie dhe sakrifice. Sipas tij islami i ka shërbyer çdo shoqërie për të përparuar drejt të vërtetës dhe lumturisë.
Gjatë këtij takimi u theksua roli dhe trashëgimia që ka luajtur Islami në Kroaci por edhe më gjerë.
Myftiu i Zagrebit, Aziz ef. Hasanoviç i cili njëherësh edhe kryeson Bashkësinë Islame në Kroaci, tha se përvojat e tyre dhe format ligjore mund t’iu shërbejnë të gjithëve në zgjidhjen e çështjes së statusit dhe rregullimin e marrëdhënieve mes komuniteteve fetare dhe shoqërisë.
Gjithashtu ditën e sotme është organizuar një seancë plenare ë veçantë, ndërkohë Presidenti i Kroacisë ka pritur në një takim në Teatrin Kombëtar, përfaqësuesit e komuniteteve islame të Evropës.
Ky organizim u bë nën kujdesin e veçantë dhe sponsorizimin e presidentit të Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, Parlamentit Kroat, Qeverisë Kroate dhe qytetit të Zagrebit.