Të Udhëzuarit Në Islam

Një zonjë braziliane e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait në Mashhad, Iran

Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait, në Mashhad, Iran
Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait, në Mashhad, Iran

Duke thënë Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, një zonjë braziliane  e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait në qytetin e shenjtë të Mashhadit, në Iran.

Fabiana Disouza  dëshiroi të përqafoi fenë Islame në Zyrën e Menagjmentit për Vizitorët Jo-Iranian në Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait, pastaj ajo deklaroi se është e gatshme të përqafoi fenë Islame.

Para se të thotë Shehadetin, vajza braziliane  kishte njohuri për parimet themelore të fesë Islame, për monoteizmin, pejgamberllëkun, Imamatin, Ringjalljen, si dhe parimet praktike të fesë Islame që janë  Namazi, Agjërimi,  Zekati, Haxhi, Xhihadi, udhëzimi tek e mira dhe ndalimi nga e keqja.

Fabiana me një ceremoni Islame u martua me Hussejn Ali Abd al-Vahid nga Iraku.

Duke e kuptuar  se Islami është feja më e mirë  e shpallur nga Allahu për  njerëzimin dhe që  vazhdimisht urdhërimet e Islamit udhëzojnë drejtë lumturisë dhe shpëtimit të njeriut, Hussein Abd al-Vahid theksoi:

Në qoftë se rregullat dhe  urdhërat Islame  zbatohen me përpikmëri në të gjithë botën, atëherë siguria dhe paqja do të përhapën  dhe të gjithë njerëzit do të arrijnë lumturinë e tyre të  vërtetë.

Lidhur me faktorët që e udhëzuan gruan e tij në Islam, ai shpjegoi:

Në  fillim e kuptova se ajo ka keq kuptime rreth Islamit dhe muslimanëve, kjo për shkak të propagandës negative kundër Islamit dhe muslimanëve; kështu që unë u ndjeva i detyruar për të prezantuar Islamin e vërtetë si një  besimtar musliman shia dhe u përpoqa  për të inkurajuar ate për të pranuar Islamin.

Unë  kërkova nga ajo që të vjen në Irak në mënyrë që të shoh me sytë e saj të vërtetën në lidhje me fenë Islame, por ajo nuk pranoi. Kështu që ne  vendosëm për të udhëtuar në Iran. Së pari, erdhëm në Teheran dhe Fabiana  ende hezitonte për të pranuar Islamin, , shtoi ai.

Me hyrjen tonë në qytetin Mashhad dhe me vizitën në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, Fabiana u bë më e vendosur dhe më e sigurtë në pranimin e Islamit dhe më në fund ajo e përqafoi Islamin.”

Drejtori i Kujdestarisë së  Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait për Vizitorët Jo-Iranianë, në ceremoni tha:

E përgëzoj këtë konvertim të kësaj muslimane. Kjo është një ngjarje e mbarë dhe e lumtur që ndodhi pranë Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait.”

Duke theksuar se kjo zyrë është  formuar me qëllim të kryerjes së shërbimeve dhe për t’u përgjigjur  pyetjeve fetare, Sejjid Xhevad Hasheminexhad tha: Zyra e Vizitorëve  Jo-Iranianë e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait në raste të  ndryshme gjatë vitit dërgon  material kulturorë  për vizitorët që vizitojnë Xhaminë e Shenjtë  dhe kanë mbajtur  lidhje të vazhdueshme me zyrën.”

Është  për t’u shënuar se në fund të ceremonisë se një kopje e Kur’anit, disa libra rreth Islamit dhe disa dhurata kulturore janë ofruar për konvertuesen e re në fenë Islame.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Astan Quds