Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në Republikën Islamike të Iranit shpërndajnë mitet në lidhje me jo-vëmendjen e shiitëve ndaj Kur'anit
Një ekspert libanez i Kur’anit përshëndeti Republikën Islamike të Iranit për Garat Ndërkombëtare të Kur’anit si një mundësi për të hedh poshtë akuzat e pabaza që shiitët e kanë lënë pas dore Kur’anin.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Hussein Hamdan, i cili ka shërbyer si anëtar i jurisë në disa gara ndërkombëtar të Kur'anit, vuri në dukje se Ngjarja Kur'anor Ndërkombëtar e Iranit i bashkon hafizët dhe ekpertët e Kur’anit sunnitë dhe shiitë nga vende të ndryshme dhe mund të jetë një vend për të treguar se sa rëndësi i japin muslimanët shiitë Kur’anit dhe aktiviteteve Kur'anore.
Ai e përshkroi Iranin si flamurtar i programeve dhe aktiviteteve Kur'anore në Botën Myulimane, duke vënë në dukje se një numër i madh i kënduesëve të Kur'anit dhe hafizëve të Kur’anit janë trajnuar në Iran që prej fitores së Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Ai gjithashtu vuri në dukje se shumë libra dhe gazeta në fushën e studimeve Kur'anore janë shkruar, botuar në Iran çdo vit.
Sa për Garat Ndërkombëtare të Kur'anit të Republikës Islamike të Iranit, Hussein Hamdan tha se është kthyer në një nga ngjarjet kryesore Kur'anore ndërkombëtare në botë për shkak të pjesëmarrjes së aktivistëve të shquar dhe të eksertëve të Kur'anit.
Ai vlerësoi gjithashtu rregullat e garave si një nga më korrekte në Botën Muslimane.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare të Iranit organizohen çdo vit nga Organizata për Çështje Fetare dhe Çështje të Bamirësisë me pjesëmarrjen e kënduesve të Kur’anit dhe hafizëve të Kur’anit.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare tubojnë së bashku pjesëmarrës nga pothuajse të gjitha vendet islame, duke siguruar një mundësi unike për njerëzit nga raca të ndryshme në të gjithë kontinentet për të mbledhur në një shfaqje të unitetit.
Edicioni i 33 i Garave Kur’anore me moton Një libër, një Ummeti, do të mbahet në muajin maj, nga data 11 deri më 17 maj 2016
Vitin e kaluar, 67 këndues të Kur'anit dhe 62 hafizë të Kur’anit nga mbi 70 vende morën pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare.