Europa

Reisi Kavazoviqi në vizitë Viktor Orbanit

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbani ka pranuar në Budapest në vizitë reis ul ulemanë e Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqin me bashkëpuntorë. Kjo vizitë ka pasuar pas ftesës zyrtare të kryeministrit hungarez bërë vitin e kaluar kreut fetar të Bosnjës e Hercegovinës. Para takimit me kryeministrin, reis ul ulema në shoqëri të ambasadorit të Hungarisë në Bosnjë e Hercegovinë Jozsef Negyesit ka vizituar Parlamentin e Hungarisë. Me kryemisnitrin e Hungarisë Kavazoviqi ka biseduar për pozitën e myslimanëve të këtij vendi evropian, dhe mënyrës së bashkëpunimit dhe ndihmës të cilin Bashkësia Islame në këtë fushë mund të ofrojë Hungarisë. Pas Budapestit shkojnë në Peçuh në të cilin Kavazoviqi do të mbajë ligjeratë në Universitetin e Peçuhut, do të takohet me zyrtarët e këtij qyteti, dhe do të falë xhumanë në xhaminë e Hasan pashës, ndërsa në qytetin e Shikloshit do të takohet me përfaqësuesit e diasporës boshnjake të cilët jetojnë në Hungari.

Reis ul ulema i Bosnjës e Hercegovinës ka reaguar në tetor të vitit të kaluar në deklaratën e kryeministrit hungarez i cili për Fokusin gjerman ka thënë se”islami kurrë nuk i ka takuar Evropës, por ka ardhur”. Orbani në intervistën kontestuese ka thënë se islami” shpirtërisht nuk i takon Evropës”, dhe përcakton rregullat “të ndonjë bote tjetër”. Kavazoviqi atëherë ka thënë:çdo injorancë jonë është e dëmshme, e posaqërisht ata të cilët publikisht përfaqësojnë zyrtarët e lartë politik të cilët kanë pushtet shoqëror dhe rolin që publikisht të ndikojnë në mendimin e tjerëve”.”Atë që posedojnë diç më shumë njohuri për diç, nuk ja jep drejtë të përfaqësojë si njohës të gjithë asaj, e posaçërisht jo atë që shumica e njerëzve më mirë e dijnë”, ka cek ai. “Kryeministri i Hungarisë thotë se “islami kurrë nuk i ka takuar Evropës, ai ka ardhur në Evropë”, dhe sqaron se nëpërmjet gastarbajterëve evropian myslimanët janë pjesë e Gjermanisë dhe Evropës, por në aspektin shpirtëror nuk i përket Evropës. Ai është pjesë e botës tjetër. Do të ishte vështirë të sypozohet se ka qytetar hungarez, për të cilin Evropa është uniteti i gjeografisë dhe historisë, të cilët nuk dijnë se me të vërtetë islami “ka ardhur në Evropë, e posaqërisht ata të cilët nuk dijnë se në Evropë poashtu kanë ardhur edhe ” krishterizmi dhe judaizmi”, ka porositur reis ul ulema i Bosnjës e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqi.