Kulturë

Përfaqësuesi i Iranit zuri vendin e tretë në Kuvajt në Garat e Kur’anit

Përfaqësuesi i Iranit në Edicionin e 7-të të Garave Ndërkombëtare të Kur’anit  fitoi vendin e tretë në kategorinë e këndimit të Kur’anit.

Ibrahim Fallah Tabasum Chehreh konkuroi për Iranin në këndimin e Kur’anit, ndërsa Muhammad Mahmudi përfaqësoi Iranin në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit.

Ibrahim Fallah Tabasum Chehreh tha për Agjencinë e Lajmeve IKNA se fituesit në rradhët e larta në kategori të ndryshme kanë qenë të njoftuar, duke vënë në dukje se ai u rendit i treti në këndim të Kur’anit.

Ai tha se përfaqësuesi  i Malajzisë fitoi çmimin e parë në këtë kategori dhe përfaqësuesi i Algjerisë në këtë garë  zuri vendin dytë.

Përfaqësuesit e Kuvajtit dhe Turqisë  u renditën në vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht, shtoi ai.  

Tabasum Chehreh vazhdoi duke thënë se Muhammed Mahmudi dështoi të siguronte një  nga pesë vendet më të larta në mësimin përmendësh të Kur’anit.

Ceremonia e mbylljes së Garave Kur’anore do të mbahet në qytetin e Kuvajtit të mërkurën në mëngjes, ku do të jetë i pranishëm  edhe Emiri i Kuvajtit.

Rreth 100 garues nga 55 shtete, përfshirë Iranin, Irakun, Malajzinë,  Arabinë  Saudite, Rusinë, Palestinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tunizinë, Bangladeshin, Tanzania, Taxhikistanin, Mauritaninë  dhe Sudan morën pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare një javore.

Burimi: IQNA News